• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ajola Xoxa merret zyrtarisht e pandehur, SPAK i komunikon akuzat

by A R
23/07/2025 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur Ajola Xoxën, bashkëshorten e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, të cilës i janë komunikuar akuzat mëngjesin e kësaj të mërkure (23 korrik), gjatë paraqitjes së saj pranë Prokurorisë së Posaçme, nën shoqërinë e avokatit Maks Haxhia.

Në vijim të procedurave, pritet që gjatë ditës së sotme, SPAK t’i komunikojë akuzat edhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se pesë muajsh. Veliaj nuk do të paraqitet personalisht për t’u njohur me akuzën, por ka autorizuar me deklaratë zyrtare përfaqësimin nga mbrojtësit e tij ligjorë.

Ende nuk janë bërë publike akuzat konkrete ndaj Ajola Xoxës, por burime nga hetimi bëjnë me dije se ajo dhe bashkëshorti i saj janë hetuar për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Hetimet janë përmbyllur, ndërsa SPAK ka caktuar datën 24 shtator si afatin e fundit për dërgimin e çështjes në gjykatë.

Avokati Maks Haxhia dhe klientja e tij janë njohur me materialet e çështjes dhe, në përputhje me legjislacionin penal, do të vendosin në vijim se çfarë qëndrimi do të mbajnë nëse do të dorëzojnë një memo, të japin deklarime apo të qëndrojnë në heshtje. Pala mbrojtëse ka kërkuar që t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet hetimore. SPAK ka informuar se ato mund të merren kundrejt pagesës, kërkesë që nuk është pranuar nga avokati Haxhia.

Next Post
Tom Doshi: Kur e pyeta Ramiz Alinë se ku e gjeti Sali Berishën, më tha: Ma pruri….

Tom Doshi djeg mandatet e listës së mbyllur, kush ia zë vendin në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

February 20, 2026
Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In