• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ajo që shihni është hiri i tij”/ Rrëfimi i trishtë i italianes që jeton në Durrës: Humba babain nga COVID, do t’i bëjmë një ceremoni në Itali

by Java News
08/05/2020 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Roberta Zaninoni është një prej qindra italianëve që periudhën e pandemisë së koronavirusit, e kalon në Durrës, qytetin që ju bë si një shtëpi e dytë. Roberta, nënë e një vogëlusheje nuk do ta kish marrë kurrë me mend se takimi me prindërit në Bergamo, vendlindja e saj do ishte edhe takimi i fundit me babain e saj 71-vjeçar.

Pandemia i mori babain në 13 mars dhe Roberta e pati krejtësisht të pamundur që të ishte fizikisht pranë familjes së saj. Por nga matanë Adriatikut, nga Durrësi ku jeton me bashkëshortin, vajzën dhe familjen e tij, ajo i ndez një qiri babait, i cili në 1 maj kishte ditëlindjen. Në një intervistë për News24 Roberta thotë se “prej 2 muajsh është karantinuar në Durrës dhe thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama e kapi në kohë situatën dhe mori masat e duhura.

“Ne dalim vetëm për emergjencat dhe për shpenzimet nga shtëpia. Qëndrimi në shtëpi me vajzën nuk është i lehtë. Por vajza po merr mësimet online. Këtë kohë ne si prindër po ja kushtojmë familjes sonë.”, tha ajo.

Roberta kujton humbjen e të atit në spitalin Alzano të Bergamos.

“Babai im ka vdekur në 13 mars dhe gjithçka ishte e mbyllur e nuk mund të shkonim në Itali. Kur na erdhi lajmi nuk mund të bënim as funeral dhe asgjë tjetër se nuk mund të lëviznim. Nuk e di kur do shkoj në Itali për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Ajo që shihni në foto janë hiri i tij. Ende e kemi në shtëpi sepse ende nuk kemi arritur ta bëjmë një varrim siç e meriton. Qiriri mbetet i ndezur çdo ditë dhe çdo mbrëmje dhe bëjmë një lutje për të dhe për të gjithë të vdekurit.”, pohoi ajo.

Roberta dhe bashkëshorti i saj italian prej 6 vjetësh jetojnë në Durrës. Në Durrës i kanë mirëpritur dhe ai është kthyer në shtëpinë e saj të dytë. Familja e bashkëshortit gjithashtu jeton në Durrës. “Edhe vjehrra, madje edhe stërgjyshja nga bashkëshorti janë dashuruar me qytetin e Durrësit. Ato më ndihmojnë me vajzën dhe jetojmë së bashku. Bashkëshorti është i pari biznesmen që solli pemën e Paulanies dhe merret kryesisht me agrikulturë.”, tha ajo.

Roberta ka hapur një qendër estetike dhe ajo thotë se shqiptaret na kanë përkrahur. “Ndjehemi qetë e jemi mirë në këtë qytet.”, përfundoi ajo.

g.kosovari

Next Post
Rama: Ndalohet transporti urban në Tiranë e Durrës! Nuk ka asnjë çudi të rritet numri i të infektuarve

"Fundjava e fundit që...", Rama: Nga e hëna, vetëm 'Zonat e Kuqe' me këtë regjim oraresh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In