• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ajo monstra e ‘Shefqet Ndroqit’ nuk është…”, Rama tregon planin kundër korrupsionit në shëndetësi: Do fusim modelin turk

by Ardit Rada
07/02/2021 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama foli sërish për skandalin te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku sanitarja Tire Alldervishi sillej si infermiere, duke zhvatur të afërmit e pacientëve me koronavirus.

Nga qyteti i Sarandës, Rama tha se monstra e “Shefqet Ndroqit” nuk është fytyra e sistemit shëndetësor në vend. Mes të tjerash, ai zbuloi edhe planin e qeverisë në Spitalin e Fierit dhe më tej edhe në spitalet e tjera të vendit.

Rama theksoi se Spitali i Fierit do të funksionojë si modeli turk, ku mjekët do të paguhen në bazë të performancës.

“Ajo monstra e Shefqet Ndroqit nuk është fytyra e sistemit. Adresimi i korrupsionit ka të bëjë me drejtësinë, por dhe me modernizimin, me atë kantierin që duhet të mbarojë. Nuk mund të kemi zgjidhje përfundimtare të çështjes së korrupsionit në shëndetësi, nëse nuk bëjmë kapërcimin tek autonomia shëndetësore. T’u japim mundësinë mjekëve të fitojnë në bazë të asaj që bëjnë, jo të gjithë njësoj. Spitali duhet të administrojë të ardhurat e veta dhe mjekët të ndjehen të motivuar nga paga. Jemi tani në kushtet kur mund ta çojmë përpara këtë projekt. Një nga gjërat që do bëjë Spitali i Fierit është pikërisht kjo. Aty do të ndërtojmë modelin e parë të autonomisë, duke funksionuar spitali brenda sistemit publik shqiptar, por që do të jetë një model menaxhimi si në Turqi, ku nuk marrin të gjithë mjekët njësoj.

 

Pra, gjithë suporti, çarçafët, batanijet, aparaturat, ushqimi, ndriçimi, ngrohja, etj. i menaxhon privati, gjithë pjesa tjetër që ka të bëjë me mjekët, është publike. Mjekët që do të punojnë në sistemin tonë publik do të paguhen në bazë të performancës. Siç bëhet në spital privat, sipas orëve të punës. Mjekët në Turqi nuk lejohen të kenë klinikë private, sepse brenda spitalit publik ata mund të punojnë sa orë të duan, nuk bëjnë një turn në publik e pastaj të ikin te privati. Punojnë te publiku dhe marrin para më shumë. E bëra këtë për të thënë që korrupsioni është sistem dhe luftohet me anti-sistem, që në këtë rast është modernizimi”, u shpreh Rama./a.p

Next Post
Vdiq pasi e rrahën shokët, flet djali i Pelivan Sinanrrapajt: Babai nuk kishte dalë për të pirë, por për të blerë fruta. Të riarrestohen autorët!

Vdiq pasi e rrahën shokët, flet djali i Pelivan Sinanrrapajt: Babai nuk kishte dalë për të pirë, por për të blerë fruta. Të riarrestohen autorët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

January 22, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

The Guardian: Merr fund kriza për Groenlandën! Trump “e shiti” si fitore marrëveshjen e kufizuar…

January 22, 2026
Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

January 22, 2026
“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

January 22, 2026
“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt në detyrë me 79

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, por PS po shkel Kushtetutën

January 22, 2026
Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

January 22, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Bordi i Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale

January 22, 2026
FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

January 22, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Miratohet me 80 vota PRO shqyrtimi i pjesëmarrjes në Bordin e Paqes, PD 22 vota kundër: Po shkelet procedura

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In