Reperi i Babastars, Agon Sylejmani, vazhdon që të përçojë mesazhe të ndryshme të cilat nuk dihet saktë kujt ia dedikon.
Në Instagramin e reperit po publikohen vazhdimisht foto dhe video të tij, ku ai me fjalë të shkurtëra duket se thumbon dikë.
E kështu duket se ai po i bën këto dedikime për ish-gruan e tij, Egzonën, e cila besohet se e zuri në tradhti me Afërdita Dreshajn.
Kjo më së miri vërehet në videon e fundit të publikuar nga reperi, ku ai shihet duke shkruar: “Buzëqeshja jem, urrejtja jote”.
Me këtë tekst Agoni duket se i ka bërë me dije ish bashkëshortes se ai buzëqesh pa marrë parasysh situatës.