• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ajo e do Edi Ramën…!”

by Java News
14/03/2025 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Humori i Bledi Çuçit ishte shpjegimi shterues i metodologjisë së hartimit të listës socialiste për zgjedhje: “Ajo e do Edi Ramën tani, atëherë nuk e donte!”. Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës u përpoq në këtë mënyrë që të shpjegonte “njollën” në biografi të një kandidateje në listën e mbyllur, e cila dy palë zgjedhje më parë, kishte qenë në çadrën e Lulzim Bashës. Por në harkun e tetë vjetëve, kapërcimi i ylberit nga bindja se “…këta kanë shkatërruar universitetet…”, tek shpresa se Shqipërinë e bën vetëm Edi Rama, është bërë pikërisht nga dashuria për kryesocialistin. Dhe kaq është e mjaftueshme, nuk duhet gjë tjetër më shumë.

Një ditë më pas vetë kryeministri shenjon një kandidate tjetër të Vlorës që e kishte mrekulluar shumë kur i bërtiste atij vetë me gishta në vesh në telefon. Biseda natyrisht ishte private, por publikisht e njëjta kandidate me shtëpi të përmbytur atëherë nga rreshjet e shiut në Vlorë, mallkonte si karrocier nervoz kolegët e saj të sotëm socialistë si “…hajdutë, të ligj, të papërgjegjshëm dhe k…rva”. Katër vjet nga ajo telefonatë mjaftuan jo vetëm për të hyrë në purgator, por edhe që kandidatja të jetë një marsh më shumë për Shqipërinë 2030.

Të mërkurën në mbrëmje 11 socialistë të tjerë, drejtues qarqesh lexuan listën e kandidatëve të tyre. Shpesh edhe duke ngatërruar emrat që lexonin sepse nuk i njihnin, ata bënë suflerin e vullnetit të Ramës, që edhe kësaj here e bëri listën sipas interesit të tij, sipas egoizmit vetjak dhe sipas shijes së tij. Fundja shijet nuk diskutohen, thoshin dikur latinët, pa e ditur natyrisht se njëlloj si perandorët e tyre atëherë, tani në bregun tjetër të Adriatikut, “senatorët” zgjidhen njëlloj. Pa gjetur diferencë mes kuajve apo senatorëve.

Kësaj here, nën hijen e SPAK-ut për një pjesë të njerëzve që i ka sjellë po vetë, nën zhgënjimin ciklik për emrat që po vetë ka sjellë e pompuar në politikë, Rama kreu riformatimin më të madh të palcës së partisë së tij duke mbyllur ciklin e rilindjes që e nisi në 2009. Tashmë ai po kërkon të rilindë rilindjen me një aradhë njerëzish mbi “eshtrat e dëshmorëve” që ka lënë rrugës. Bashkë me nja shtatë a tetë të tjerë që do t’i lerë pas edhe nga kjo listë shumë shpejt.

Si një refleks simetrik me të majtën, edhe fronti i djathtë paraqet po të njëjtin peisazh të dëshpëruar. Duke zhgënjyer optimistët naivë, duke u tallur me primaret, primati absolut i të djathtës Sali Berisha, thjesht bëri apelin e atyre që u mpinë me qafën lart tek rrugica e tij. Kriteri i besnikërisë ndaj kryetarit të saj epik, ishte dhe mbetet i vetmi detaj i curriculumit të kandidatëve për deputetë. Me një rresht njerëzish që janë në shumicë dërmuese përsëritja e listave të Bashës dikur, Berisha vetëm noterizoi listën e marrë në trashëgim nga paraardhësi i tij i mallkuar. Sepse që të ishte në listën e Doktorit mjaftonte vetëm një gjë: të të donte Doktori! Dhe dashuria ndryshon sipas stinëve, kurse e vetmja gjë që nuk ndryshon është vetë Doktori.

Për të dy, Ramën e Berishën, në mënyrë simetrike, nuk ka pikën e rëndësisë që shumë nga emrat e listave të tyre nuk i qas as kërkimi në Google, që në një shumicë dërmuese nuk i thonë asgjë publikut, që vetë ata janë herë gjilpërë për të qepur karriera të pamenduara e herë gërshërë për të prerë në mes karriera të tjera. Të dy janë të bindur se në botën e vogël periferike e provinciale të Tiranës politike, është më mirë një mik budalla se një armik i mençur. Sa kohë që e shohin veten si monumente bronxi, gjithkush tjetër është vetëm një gur pa emër në piedestalin e tyre.

Të dy burrat e fuqishëm të politikës dhanë dëshminë e rradhës që jo thjesht kontrollojnë gazermat e tyre, por dhe që kështu do të jetë për një kohë të pacaktuar. Ata nuk kanë asnjë ngut që të mendojnë se çdo të ndodhë me to mbas shpinës së tyre. “Mbas meje qameti”, citohet të ketë thënë dikur në 97-ën Sali Berisha. Qameti në fakt është gjithmonë udhës për të ardhur për shoqërinë shqiptare, e cila edhe këtë here, nisur nga “shijet” e dashurisë së pronarëve të garnizoneve politike në vend, nuk duhet të presë ndonjë gjë të mirë nga politika. Thjesht secili të çalltisë për veten e me kismet, Zoti të ketë mëshirë për kusurin e shqiptarëve që mbeten. /JavaNews

Next Post
“Mund të jem parë si tradhtar”, Çollaku flet hapur: Primaret të deformuara, asnjë kandidat me platformë

"Mund të jem parë si tradhtar”, Çollaku flet hapur: Primaret të deformuara, asnjë kandidat me platformë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

March 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

March 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha ka aleat natyral Albin Kurtin në Kosovë?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In