Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në Rrogozhinë përballë fermerëve, komentoi fushatën e Partisë Demokratike.
Ai nuk la pa përmendur edhe sjelljen skandaloze sipas Ramës të PD në këtë periudhë fushate. Sipas tij shkelja e masave anti-COVID nga opozita është tregues se ata janë antishteti, rrumpalla, paaftësia.
“Unë uroj me gjithë shpirt që asnjëri prej tyre të mos shkojë në spital e jo më të ndërrojë jetë. Por ashtu siç po veprohet është një mesazh shumë i qartë për çdo shqiptar, mesazhi është që ata janë antishteti, rrumpalla, paaftësia dhe dëmi që gjithmonë i rri mbi kokë këtij vendi”, tha ndër të tjera Rama.
g.kosovari