• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ajeti pëson dëmtim fizik në miqësore/ Mbrojtja e kuqezinjve në rrezik

by Java News
06/08/2016 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, nuk do të bëjë gjumë të qetë sot. Një nga futbollistët që tanimë mund të cilësohet “i paprekshëm” në formacionin kuqezi, mbrojtësi Arlind Ajeti, është dëmtuar duke braktisur shumë shpejt miqësoren që Torino ka luajtur kundër anglezëve të Hall Sitit.
Dëmtimi i Maksimoviç kishte kthyer mbrojtësin e kombëtares shqiptare në një titullar te Torino, ku kishte shkëlqyer menjëherë me paraqitjet e tij duke marrë vlerësime nga specialistët dhe mediat italiane.

Ndaj edhe gjatë ndeshjes së sotme, Ajeti e filloi sfidën si titullar në qendër të prapavijës. Por në minutën e 14-të të sfidës, pas një goditje të pësuar në pulpë, ai u desh të largohej nga fusha e lojës pasi ndjente dhembje dhe nuk mund të vazhdonte më.

arlind ajeti

Dëmtimin e tij, si dhe të dy lojtarëve të tjerë gjatë ndeshjes që përfundoi 2-1 për Torinon, e konfirmoi edhe vetë klubi italian nëpërmjet një komunikate për shtyp të shpërndarë pas përfundimit të sfidës, shkruan panorama.

“Ajeti ka dalë para kohe nga fusha e lojës si pasojë e një goditje të fortë në pulpë”, ishte shpjegimi i Torinos rreth futbollistit shqiptar i cili do të monitorohet në ditët në vazhdim.

ajeti france

Kur na ndan më pak se një muaj nga ndeshja e parë e kualifikueseve të Botërorit 2018 ndaj Maqedonisë, dëmtimi i Ajetit është një lajm aspak i mirë për trajnerin De Biazi. Mbrojtësi, që planifikohej si titullar në formacionin kuqezi në vend të Lorik Canës i cili i ka dhënë lamtumirën kombëtares, ishte futbollisti i cili kishte luajtur më rregullisht gjatë fazës përgatitore dhe vlerësohet si një nga pikat më të forta të përfaqësueses.

Next Post

OSHEE: Defekte në disa fidera që furnizojnë me energji zonat periferike të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In