Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti, pritet të ndërrojë skuadër, por jo edhe ligë.
Ai pritet të largohet nga Torino, por do të mbetet në Serie A, pasi që është shumë pranë transferimit te Crotone.
Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet marrëveshja, që do ta bëjë mbrojtësin shqiptar futbollist të ekipit nga jugu i Italisë, transmeton KP.
Sezoni i fundit ishte zhgënjyes për Ajetin, pasi pati vetëm katër paraqitje në gjithë kampionatin. (b.an)