Nuk ka paqe te Ajaks. Ajaksi ka emëruar Erik ten Hagun si kryetrajner të ri të ekipit.
Ish-trajneri i Utrechtit do të marrë drejtimin e gjigantit holandez nga 1 janari pasi është pajtuar për kontratën dyvjeçare e gjysmë.
Ten Hag zëvendëson Marcel Keizerin, i cili u shkarkua së bashku me asistentin e tij Dennis Bergkamp.
Holandezi ishte ndihmës i Pep Guardiolas te Bayern Munichu para se të bashkohej me Utrechtin në vitin 2015. (b.an)










