• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ajax mund të humbë De Jong para Juventusit

by Java News
08/04/2019 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka menduar “Vitesse” të ngrejë edhe më shumë moralin në shtëpinë e “Ajax”, pasi duke bllokuar në barazim 3-3 “PSV Eindhoven”, skuadrën e Arnhem i ka dhënë mundësi “Ajax” të jetë në krye të kampionatit “Eredivisie” në Holandë.

Edhe pse me pikë të barabarta me “PSV Eindhoven”, kundërshtari i ardhshëm i “Juventusit” në Ligën e Kampionëve ka një golavarazh më të mirë, +74 në krahasim me +65 të PSV.

Sipas një shkrimi të publikuar të hënën në portalin online të “Tuttosport.com”, duket se  vendi i parë, është ngushëllim, duke parë dëmtimin e Frenkie De Jong, i cili në fund të garës ndaj “Willem II” është vënë re se ka vendosur një çantë me akull në kavilje, çka tregon një shqetësim.

Talenti i mesfushës holandeze, pavarësisht këtij dëmtimi, duket optimist, të paktën sipas asaj që vetë futbollisti ka thënë për “Foxsport”. “Një dhimbje e vogël në kavilje. Nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Po bëjë gjithçka për të qenë menjëherë në dispozicion dhe skam asnjë dyshim se do të jetë kështu. Objektivi ime dhe shpresa gjithashtu është, që mos të humb garën me “Juventusin” të mërkurën në mbrëmje”, u shpreh De Jong për “Foxsport”.

Këtë sezon De Jong ka arritur rezultate mbresëlënëse. Sipas grafikut të publikuar nga “Tuttosport”, rezulton se ai ka arritur të jetë i saktë në 91,5% të pasave, pra e përkthyer në shifra nga 2104 pasa të dhëna në total, 1925 raste ka qenë i saktë, ndërsa vetëm në 89 pasa të sakta për ndeshje. Sa i takon pasimeve të gjata, De jong ka një të dhënë brilante, 79,1%. Më tej vijon 89,9% të pasave janë realizuar në gjysmëfushën kundërshtare, momente kur dhe presingu kundërshtarë është edhe më i lartë, teksa në gjysmëfushën e skuadrës së tij, janë 93% të pasave të saktë.

Duke parë drejtimin e pasave duket se pasimet në krahun e majtë janë dhe më të saktë dhe të shpeshta, në 34,6% të rasteve, kundrejt 31,8% të rasteve të pasave përpara, apo 22,4% të pasave në krahun e djathtë, teksa pasa në drejtim të mbrojtjes janë vetëm 11,1%. Kjo tregon se është një lojtar thelbësor për manovrën sulmuese të “Ajax”. Lojtari këtë sezon numëron tre asiste dhe 38 raste për gol të krijuara nga këmbët e tij. Jo më kot, De Jong u ble nga “Barcelona” për sezonin tjetër. Prandaj, një mungesë e tillë, ndaj “Juventusit”, do të ishte “dhimbje koke” për skuadrën që eliminoi “Real Madrid” në turin e 1/16-ve të Ligës së Kampionëve.

/a.rada

Next Post

Përfundon takimi Rama-Palmer! Zyrtari i DASH, 100 minuta në Kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

March 7, 2026
7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

March 7, 2026
Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

March 7, 2026
Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In