Pas derbit Partizani-Tirana që dhuroi një atmosferë unikale, një tjetër supersfidë e Kategorisë Superiore, pritet të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”.
Bëhet fjalë për përballjen mes Kukësit dhe Partizanit, e cila është planifikuar të zhvillohet në datën 26 janar.
Këto 2 skuadra, që janë edhe pretendentet kryesore, për të fituar titullin kampion këtë sezon, do të përballen në javën e parë të fazës së tretë. Gjasat janë të mëdha që kjo sfidë të zhvillohet në impiantin e ri modern, teksa pritet një miratim nga FSHF.
Verilindorët do të jenë pritës në këtë përballje, teksa zhvillimi i ndeshjes në “Air Albania”, do të nxiste një numër të konsiderueshëm tifozësh, për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit duke krijuar një atmosferë elektrizuese.
/a.r