• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Air Albania’ dhe balta e vazhdueshme e PD ndaj Shqipërisë

by Flogert Muça
15/09/2018 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Ditën e sotme për herë të parë në qiell është ngritur avioni Kuqezi “Air Albania”. Kjo flotë e re avionësh e cila përbëhet deri tani nga dy avionë “Lasgushi dhe Migjeni”, do fluturojnë tani për tani brenda Europës dhe vitin tjetër pretendohet që të kemi një linjë direkte nga Tirana në New York. Këto janë të dhënat e kompanisë e cila, është fakt që pjesën dërrmuese të aksioneve, pra aksionerë kryesorë ka shtetin shqiptar, kurse pjesa tjetër është në bashkëpunim me privatin.

Mirëpo pas gjithë këtij lajmi të mirë për shqiptarët që u dha mbrëmë në ceremoninë e prezantimit të avionëve, Partia Demokratike ka dalë sërish duke hedhur baltë mbi një vepër që në fund të fundit, përtej faktit se kush është kryeministër sot dhe kush e ka projektuar këtë projekt, është në fund të fundit një vepër dhe një pronë e shtetit shqiptar.

Shqiptarët do kenë mundësinë që jo vetëm të udhëtojnë me kompaninë e shtetit të tyre, por edhe të kenë çmime më të lira.

Por, pse gjithë ky mllef nga opozita?

Paradoksi në të gjithë këtë histori nuk është vetëm fakti se Partia Demokratike baltos, sepse që PD baltos është vendin sa herë hedh një hap para është një fakt i gjithëditur që ndodh për çdo gjë të mirë që ndodh kundrejt Shqipërisë.

E kemi parë kur ka sulmuar Shqipërinë që të mos çeleshin negociatat me BE-në. E kemi parë të sulmonte Reformën në Drejtësi. E kemi parë të sulmonte ambasadorët. E kemi parë të sulmonte këdo që ka folur në favor të Shqipërisë.
‘Air Albania’ është pikërisht momenti tjetër ku Partia Demokratike ndjek të njëjtën strategji; strategjinë e sulmit ndaj Shqipërisë duke e bërë pis atë edhe kur ajo përpiqet të fluturojë plot krenari.

Gjithësesi, mesa duket kjo strategji e PD-së nuk ka ndikuar as këtë rast tek shqiptarët, të cilët në mediat sociale dhe në tryeza shprehen të kënaqur dhe shumë të lumtur që më në fund edhe Shqipëria ka flotën e saj të avionëve që fluturon në qiejt e botës dhe e gjithë histioria mbyllet këtu.

Gjithësesi, ajo që është por dhe nuk është për tu habitur është se si Partia Demokratike në çdo rast kur Shqipëria, theksojmë, Shqipëria si shtet, bën diçka të mirë, Partia Demokratike e sulmon dhe e nxin atë.

Mesa duket Partisë Demokratike nuk i ka dal akoma e keqja nga humbja e thellë e zgjedhjeve në 2017-ën, dhe inatin me shqiptarët e shfryn duke sulmuar Shqipërinë.

Next Post
FOTO- LAJM/ Publikohen imazhet më të bukura të javës

FOTO- LAJM/ Publikohen imazhet më të bukura të javës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In