• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ai, nuk do të hyjë kurrë në histori…

by Artur Ajazi
26/11/2022 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka patur pushtet, ka edhe patur mundësira pa fund të ishte dhe të mbetej në histori, si i pari politikan që ka nisur me demek “proceset demokratizuese të vendit”. Por ai i ka shkelmuar, i ka injoruar, i joshur  nga deliri i pushtetit, madhështisë,l nga deliri i “liderit të madhërishëm”. Ka patur pushtetin për afro 2 dekada, dhe ka shkaktuar dhimbje, afera të ndyra, ka shkaktuar katastrofa humanitare, mjedisore, financiare. Ai e ka humbur shansin, dhe kurrë nuk do të hyjë në histori. Ndoshta si emri dhe figura më e dyshimtë e politikës shqiptare, po. Në historinë e këtij vendi, do të mbeten ata që kontribuan dhe dhanë gjithçka kishin nga vetja dhe formimi i tyre arsimoro-kulturor, për politikën progresiste.

Nuk ka rast më të goditur se 6 Dhjetori, për ta nxjerrë jashtë çdo libri njerëzor njeriun që kërkon destabilizimin, që kërkon të njollosë fatet dhe imazhin e vendit tij. Ai kurrë nuk do të kujtohet si “pionieri i demokracisë shqiptare”, siç e damkosin disa emra të mirëpaguar, pasi ai me vepra ka treguar se, nuk është i qetë kur ka rend, qetësi, nuk ndjehet mirë kur shikon se si shqiptarët ecin, punojnë, zhvillohetn, apo kur vendi respektohet nga liderët e Europës. Synimi i tij, ka qenë dhe mbetet “Shqipëria përgjithmonë e trazuar”, synimi i tij ka qenë dhe mbetet “parlamenti të mos ketë kurrë qetësi”, plani i tij ka qenë dhe mbetet “zgjedhjet nuk do ti njoh kurrë si humbës, por si fitues”.

Ndaj dhe akuzon, fyen, shan, denoncon pa fakte, edhe pse institucionet e shtetit e kanë nxjerrë gjithmonë bllof. Të merresh me politikë, nuk është mision i thjeshtë, as një dëshirë që lind spontanisht. Të merresh me politikë, do të thotë të jesh njerëzor, tolerant, bashkëpunues, të jesh i qytetëruar, dhe të përballesh me sfidat e karrierës tënde. Ai nuk ka qenë asnjëherë i tillë, ndaj kërkon që edhe pas 32 vitesh (ku ç’nuk ka bërë) të jetë në qendër të vëmëndjes me zullumet e tij.

Shqiptarët nuk janë më “dele”, dhe e kanë vendosur ç’do  të bëjnë me votën e tyre. Shqiptarët duan të jetojnë në qetësi, duan zhvillimin e vendit, shëndoshjen e  familjes, duan të jenë dinjitozë para Europës. Shqiptarët nuk duan më të etiketohen si “njerëzit që vijnë nga vendi i rrëmujave dhe trazirave politike”. Ndaj, ai kurrë më nuk ka shanse, të hyjë më në histori. Thjesht do të mbetet një emblemë e të keqes…

Next Post
Shqiptarët plagosin me thikë 16-vjeçarin maroken në Itali, i mituri ‘luftë’ me jetën

Shqiptarët plagosin me thikë 16-vjeçarin maroken në Itali, i mituri 'luftë' me jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In