Ish-deputeti me kobur, Gent Strazmiri, këtë radhë i quan shqiptarët mosmirënjohës.
Sipas tij, ata duhet t’i jenë mirënjohës Berishës, se u fali shtëpitë në pallatet e Enverit.
Më pas akuzon ata që s’kanë pasur prona si katunarë, që jetojnë në pronat e këtyre zotnijve nga Tirona, si aid he Jamarbër Malltezi.
Abi Malltezi dhe secili prej zotnive të Tironës nuk na kanë asnjë borxh, nuk na ka shkaktuar asnjë dëm, nuk na ka marrë asnjë cent!
Është një shtet e një shoqëri e tërë, duke nisur nga Sali Berisha, që është në borxh me ta dhe familjet e tjera të pasura të Shqipërisë për pronat dhe pasuritë e trashëguara, të vendosura në breza me djersë e sakrifica, e të grabitura pa ligj e pa faj nga Sigurimi, Hetuesia e “drejtësia popullore” e Kristaq Ramës, Arben Krajës e Ardian Dvoranit!
Secili prej shqiptarëve që sot jeton në apartamentet e ndërtuara nga “Partia” e të falura nga Sali Berisha, është në borxh me “Abi Malltezin” dhe cilindo prej pronarëve, në çdo qytet, në tokën e grabitur të të cilit, është ndërtuar pallati ku banon.
Përfshi edhe ata që ankohen se janë dëmtuar nga ligji 7501, e që nuk pyesin kurrë se “e kujt ka qenë kjo toka ku është ndërtuar ky pallati ku banoj në mes të Tiranës, Durrësit, Shkodrës a Vlorës?”, që sot vlen qindra mijëra euro…
Askush nuk thotë se apartamentit që iu fali Sali Berisha në ’92 i rritet vlera çdo ditë që kalon dhe ende sot vlen shumë më shumë se ngastra bujqësore që ke lënë në fshat…
Askush nuk pyet se “a ka marrë ndonjë lek pronari për këtë tokën mbi të cilin është ndërtuar ky apartamenti që më fali Sali Berisha në ’92, e që unë sot e shes qindra mjëra euro, e bëj dyqan e jap me qera mijëra euro në muaj, a e bëj hotel?”…
Nëse doni të gjeni se kush na ka borxh, përgjigjen e gjeni në historinë dhe përditshmërinë e këtij vendi!
Borxh na ka Arben Kraja, Ardian Dvorani e Kristaq Rama me shokë, të cilët me firmat që kanë hedhur duke persekutuar, burgosur, vrarë e shpronësuar në 46 vjet të komunizmit, kanë kthyer përmbys çdo të drejtë e kanë ngritur në monument çdo padrejtësi.
Borxhi që ata na kanë nuk është ashtu “në tym”!
Ka faturë financiare që shkon në 400 miliardë dollarë, të cilat vazhdojmë i paguajmë ende sot.
“Doli kësti i 4 i të persekutuarve” apo “Ja lista e ish-pronarëve që përfitojnë paratë e shpronësismit”, nuk janë thjesht tituj gazetash, janë fatura financiare që ne i paguajmë, për shkak të dëmit që Arben Kraja, Ardian Dvorani e Kristaq Rama kanë shkaktuar me firmat që kanë hedhur në akte zyrtare.
Secila prej atyre shkresave me daktilografim ku gërma “e” del pak më lart se rreshti apo gërma “r” më poshtë, e që mban firmën e tyre, përveçse ka shkatërruar jetë që nuk kthehen më, është edhe faturë financiare dëmshpërblimi që ne paguajmë…
Borxh na ka Erjon Veliaj, djali fik-shitës i pastrueses, që 1 vit pasi u bë ministër bëri dasmën 500 milionëshe në kala të Gjirokastrës…
Borxh na ka Edi Rama, që përveç lekëve që i paguajmë trashëgimtarëve të Havzi Nelës për vrasjen e tij me firmën e Kristaqit,
* na cakton çmimin e karburantit sa do vetë,
* na merr tre herë taksën e arsimit e na mban peng diplomën e fëmijës,
* na merr tre herë taksën e gjelbërimit në qytete që veç gjelbërim nuk kanë,
* na merr 3 herë taksën e pastrimit në qytete me ajër kancerogjen të mbytura nga plehrat,
* na merr muaj për muaj qindra mijëra euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, për anije-gjenerator që nuk gjenerojnë, për pagesa kalimi në rrugë që i kemi paguar njëherë kur u ndërtuan…
Ky borxh që nuk e kemi marrë kurrë por që e paguajmë, vazhdon e shtohet sepse Edi Rama, Arben Kraja, Ardian Dvorani me VKM apo me Vendim Gjykate, vazhdojnë grabisin pa ligj Becchetin, konçesionarin gjerman të Portit të Durrësit, Begejat, Vaqarrt, Alimehmetët, Saliagat e të gjithë ata na na vijnë në derë me fatura qindramilionëshe nga Strasburgu dhe Arbitrazhi Ndërkombëtar…
Nga ky borxh që paguani, milionerë janë bërë morracakët, nipat e mbesat e Meke morracakut, atij partizanit me opinga me bajga, që ju pushtoi në 1944 e që vazhdon ju pushton edhe sot.
Borxh na ka secili prej ruralëve që ju poterosin nëpër studio duke drejtuar gishtin drejt zotnive të Tironës e Shqipnisë, e që për vete, nga kasollja në fshat e konvikti, kanë “kërcyer” direkt tek vila me pishinë dhe apartamenti me baçe në plazh…
E gjitha kjo me rrogë gazetari…
Këta habiten më së shumti se si ka mundësi që trashëgimtarët e ajkës së zotnive të Tironës, na qekan bërë milionerë nga qindra apartamentet e ndërtuara sipas ligjit, në trullin gjyshëror…?!
Milionerët e pasunarët me taban, zotnitë e Tironës, Vlonës, Shkodrës, Korçës, Durrësit etj., kanë marrë më i miri 10% të atyre që u kanë grabitur Kristaqi, Arben Kraja e Ardian Dvorani përmes “drejtësisë popullore” dhe nuk ndihen…
Borxhi që ju shtohet çdo ditë, shkaktohet nga ky geni i pangopur e i pangopshëm i grabitësve që pushtuan këtë vend në 1944, e që urinë e kanë në ADN e jo në bark, prandaj nuk do ngopen kurrë…
KAQ!
Strazimir koke mullaqe te vjedhi shkelzeni argota saliu equan normale.saliu shtepite etij i kishte qe na i fali tido spec djeges ne bythe.
Shtepite na i dha xhaxhi Enver falas.te na thote Berisha pse e carmatosi Shqiperine ne 2007 nga cili shtet i erdhi urdheri dhe pse e zbatoi.mos eshte gje agjend i huaj Berisha.tani Serbia na thote o beni si them une ose futem me ushtri.Berisha dhe Amerika kane pergjegjesi.Berisha te futet ne burg dhe me Ameriken te prishen maredheniet te bejme aleance me shtet tjeter.KESHTU VENDOSET DREJTESI