• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ai ishte rëndë, qendruam në një dhomë”/ Vëllai i Alimadhit tregon betejën me koronavirusin: Mu bënë kryqet dhe brinjët copë

by Java News
30/04/2020 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vellai i deputetit te Kuvendit te Shqiperise, AdriatiK Alimadhi, ka qene gjithashtu i prekur nga koronavirusi.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook ai tregon gjithe peripecite e betejes me kete semundje, duke qene per nje jave ne dhomen e infektivit me te vellane e tij, qe perfundoi edhe ne reanimacionin e Sanatoriumit per shkak te gjendje se renduar.

Fatos Alimadhi, vëllai i deputetit Adriatik Alimadhi tregon detaje permes një statusi në Facebook, qe nga indiferenca e 127 sa here qe ai e kishte telefonuar deri diten kur mori vesh se edhe i vellai eshte ne gjendje te stabilizuar.

adriatik alimadhi me infermieret

SHENIMI I PLOTE
Përshëndetje miq dhe të afërm,
Me këtë status po i’u rrëfej historinë time në luftën me covid 19… U bë gati një javë që kam dalë nga spitali por nuk i’ u njoftova për shkak të gjendjes jo të mirë të tim vëllai, adriatikut i cili ndodhej në reanimacion të sanatoriumit. Mëngjesin e 24 marsit u zgjova me disa shenja që përkonin me ato të covid 19: temperaturë, ethe, dhembje koke, dhembje fyti, dhembje trupi e sidomos dhembje mesi e barku. E kalova ditën e parë duke përdorur paracetamol. Edhe dy netët më pas ishte e njëjta situatë. Paracetamolët, limonat dhe hudhrat nuk po bënin më efekt. Në mbrëmjen e ditës së tretë vendosa të marrë 127. I mora dhe i’u shpjegova gjendjen në të cilën ndodhesha. E dini cila ishte përgjigjja e tyre?

Izolohuni në një dhomë më vete dhe kur të keni temperaturë pini paracetamol. U mundova t’iu mbushja mendjen por ishte e kotë. Ata vazhdonin me të tyren, më tepër si organ këshillues, me pak fjalë, si avokati i popullit. Pas dy orësh i telefonoi era, vajza ime e madhe por ata sërish vazhduan të jenë këshillues.
Kështu unë vazhdova duke menduar kalon sot e kalon nesër. Të dielën në mbrëmje i telefonon vëllai i vogël e i’u thotë për gjendjen time por ata sërish këshillues. Më pas i telefonon vëllai i madh, flamuri dhe siç duket ky i’u erdhi hakut. Më telefonojnë dhe më thonë që ishin urgjenca e infektivit. Interesoheshin për gjendjen time, gjithashtu qe do vinin të më merrnin me ambulancë. Pas një ore mbërritën pranë shtëpisë dhe unë përfundova në urgjencën e infektivit. Më morën tamponin dhe me thanë se përgjigjja dilte për 24 orë. Ju thashë që nuk kisha problemin tim por të familjes pasi edhe ata kishin simptoma të covid-19 por nuk më dëgjuan. Ditën tjetër në mbrëmje erdhi lajmi që pritej, isha pozitiv. Më pyetën çfarë e kisha alimadhin tjetër që kish ardhur 3 ditë para meje. I’u tregova që jam i vëllai dhe kështu përfundova në të njëjtën dhomë me adriatikun. Kalova gati një javë në spital në një gjendje jo të mirë por shumë shpejt e mora veten. S’do i harroj tre ditët e para ku veç të tjerave mu bënë kryqet dhe brinjët copë. Dysheku i krevatit ishte skandaloz. Deri sa e ndreqëm atë punë me një dyshek tjetër. Me disa vuajtje por e kalova. Nuk kisha hallin tim por te tim vëllai pasi gjendja e tij u përkeqësua jashtëzakonisht. Ai pothuajse nuk lëvizte fare dhe të gjitha shërbimet i’a bëja unë. E njëjta situatë vazhdoi për ditë të tëra. Në datën 8 të këtij muaji i bënë një skaner. Nga bisedat që bëra më thonë që skaneri nuk kishte dalë fortë mirë dhe adriatiku nuk duhet ta marrë këtë informacion. U ndjeva shumë keq dhe nuk dija çtë bëja. Në këtë situatë ishte doktor maksi, të cilin e falenderoj pasi me ndërhyrjen e tij e qetësoi situatën. Ai i bëri të ditur se skaneri ka dalë pak më mirë se herën e parë. Një gënjeshtër e bardhë që duhej në atë moment për pak kurajo. Ai i tha dhe disa këshilla për tu bërë sa më i besueshëm. Erdhi dhe doktori i cili kujdesej vazhdimisht për ne por nuk tregoi realitetin. Gjendja ishte e rëndë. Im vëlla luftonte çdo ditë e çdo natë me të keqen. Situata vazhdonte e tillë me një përmirësim të lehtë. Pas 2 testeve të bëra rezultuam negativ. Më vonë, të hënën e datës 21 të këtij muaji i bënë skanerin tjetër. Doktoresha na njoftoi për skanerin i cili kishte një përmirësim por duhej të transferohej në sanatorium. Me gjithë këmbnguljen e tim vëllai për të qëndruar aty doktoresha ishte e vendosur për ta kaluar në sanatorium pasi aty ishin specialistët për mushkritë. Vendim i drejtë, por unë gjykoj se duhej të ish marrë më herët.
Ditën tjetër me ambulancë i’u drejtuam sanatoriumit. Adriatikun e shtruan në reanimacion kurse unë duhej të kthehesha në shtëpi. Kthimi im në shtëpi e tensionoi situatën. Familjarët mendonin se gjendja e adriatikut ishte më e rëndë derisa ishte shtruar në reanimacion. Nuk kishim as mundësi komunikimi, e më në fund gjetëm mundësinë nëpërmjet një doktori i cili na informonte mbi gjendjen e vëllait. Ditët e para mjekët e paraqitën gjendjen të rënduar. Me kalimin e ditëve im vëlla e mori veten dhe doli nga reanimacioni e tani ndodhet në një nga dhomat e spitalit. Sot, gjendja e tij është më e qëndrueshme dhe më e mirë. Me kurajo, me forcë, me vullnetin e tij të hekurt, me fizikun e fortë ja doli të fitojë këtë luftë. Gjatë ditëve të qëndrimit në spitalin infektiv kisha edhe një detyrë të vështirë. Duhet t’iu komunikoja gjendjen time dhe të adriatikut miqve dhe të afërmve. Më të vështirë e kisha kur flisja me gocat e tikut dhe mbesat e mija kelën dhe geçin që ndodhen në turqi por edhe me sheqeren bashkëshorten e adriatikut. Mundohesha ta bëja gjendjen sa më të mirë për ti qetësuar. E vështirë ishte edhe me vëllezërit, nipërit, pasi që të gjithë ishin shumë të shqetësuar. Por edhe me miqtë dhe dashamirësit tanë ishte e vështirë. Të gjithë kërkonin informacion për shëndetin e adriatikut. Tani që gjendja e adriatikut është përmirësuar me pa durim po e presim të kthehet midis nesh.
Forca adriatik! Mos harro se të duam shumë! Ardhja juaj në familje do na qetësonte të gjithëve.
Një falenderim të sinqertë dua të shpreh për stafin mjekësor që na shërbyen sikur të ishim familjarët e tyre. Janë heronjtë e vërtetë në këtë betejë. Nuk dua të harroj dhe një këshillë për të gjithë,
Ruhuni dhe tregoni kujdes për veten dhe familjaret tuaj!
Mirenjohje dhe respekt…
Fatos alimadhi!
g.kosovari
Next Post
Mjekimi kundër kancerit mund të jetë premtues kundër COVID-19, nisin testimet në Britani

Mjekimi kundër kancerit mund të jetë premtues kundër COVID-19, nisin testimet në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In