• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ai i ndaloi BE mandarinat shqiptare si të rrezikshme? Vjen reagimi i Ministrisë së Bujqësisë

by A R
18/12/2024 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, presidenti në Urdhri të Mjekut Veterinar, Ervin Suli, ka shkruar në një postim në faqen e tij në Facebook, se një sasi mandarinash me origjinë nga Shqipëria që synonte tregun europian, është nga autoritetet e huaja, për shkak të një niveli të lartë mbetjesh pesticide, të ndaluara nga vendet e BE.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila duke e cilësuar lajmin si të vërtetë, shkruan se ka nisur marrjen e masave lidhur me ngarkesat e eksportit të kthyera mbrapsht.

Po ashtu Ministria bën të ditur se konkretisht, bëhet fjalë për tre ngarkesa me Mandarina clementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier. Sipas Ministrisë, dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës.

Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:

Në kuadër të transparencës për publikun Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton konsumatorin vendas se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe për Ushqim për Kafshë – RASFF ka nisur verifikimet dhe gjurmimin nëpërmjet Drejtorive Rajonale për evidentimin dhe marrjen e masave lidhur me ngarkesat e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht.

Konkretisht, bëhet fjalë për tre ngarkesa me Mandarina clementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier. Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës.

Njëra prej këtyre ngarkesave është dërguar nga AKU – Pika e Inspektimit Kufitar, në subjektin eksportues dhe ngarkesa është asgjësuar nga fermerët me adresë Fshati Gorican, Bashkia Dimal, Qarku Berat dhe Fshati Mursi, Bashkia Konispol, Qarku Vlorë. Pas gjurmimit dhe marrjes së informacionit shoqërues, sqarojmë se analizimi laboratorik me Nr. 24112916.001, në datën 14.11.2024 me qëllim autokontrollin nga ana e subjektit eksportues është kryer në një laborator në Bari të Italisë. Sipas raport provës produkti ka rezultuar konform në lidhje me nivelin e mbetjes së pesticideve.

Ngarkesa tjetër gjendet aktualisht e bllokuar në subjektin grumbullues të ndodhur në Qarkun e Fierit dhe procedura e asgjësimit të produkteve do të kryhet nga ky Operator i Biznesit Ushqimor në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Autoritetin Kombëtar të Mjedisit. Kjo ngarkesë nuk është shoqëruar me një raport laboratorik, pasi nuk është detyrim ligjor për subjektet eksportuese, të cilat e kryejnë këtë proces ne kuadër të vetë kontrollit.

Ngarkesa e tretë e njoftuar me mbetje mbi normë të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve, ende nuk ka mbërritur në Republikën e Shqipërisë. As kjo ngarkesë nuk ka qenë e shoqëruar me një fletë analize.

Lidhur me ngarkesën e parë të përmëndur më sipër, bëjmë me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë menjëherë masa për kundravajtjet administrative në subjektin përkatës që ndodhet në Berat duke gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e subjektit për moszbatim të legjislacionit në fuqi. Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po mbikqyren dhe merren masa për fermerët, të cilët kanë përdorur produkte për Mbrojtjen e Bimëve të ndaluara në Republikën e Shqipërisë.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave 335, datë 6.6.2018 “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve” Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përditëson listat e produkteve të lejuara sipas rekomandimeve të Rregulloreve të Bashkimit Europian. Ky rast, i cili është në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi, do të referohet pranë Institucioneve Ligjzbatuese.

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka marrë masa të menjëhershme duke ngritur grupe pune për analizimin, vlerësimin e situatës mbi koordinimin për ndjekjen e veprimeve proceduriale në secilën hallkë të zbatimit të kontrollit zyrtar të rastit.

Siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët, gjejmë rastin të tërheqim vëmendjen e cdo fermri dhe prodhuesi shqiptar të përmbushin detyrimet ligjore, si dhe të respektojnë praktikat e mira të punës në gjithë zinxhirin e prodhimit në fermë duke përdorur vetëm produkte të lejuara, nën mbikqyrjen e profesionistëve dhe respektimin e kohës së karencës, për të garantuar prodhim vendas të sigurt për konsumatorin shqiptar dhe tregjet ndërkombëtare.

Next Post
“Analiza publike për Parashqevinë, çnjerëzore”, shpërthen gazetarja: Jemi një popull pa etikë, pa moral, pa norma

"Analiza publike për Parashqevinë, çnjerëzore", shpërthen gazetarja: Jemi një popull pa etikë, pa moral, pa norma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

December 26, 2025
Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

December 26, 2025
Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

December 26, 2025
Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

December 26, 2025
Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

December 26, 2025
Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

December 26, 2025
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Më të heshturit janë ata që kanë vuajtur më shumë, këto shenja të horoskopit janë më të forta nga sa mendoni

December 26, 2025
Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com