• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ai është sërish dikush

by Java News
07/07/2018 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri hungarez Viktor Orban nuk i eleminoi dallimet e tij në politikën ndaj refugjatëve me kancelaren Angela Merkel. Por ndërkohë shumica e kryetarëve të qeverive të Europës janë në anën e tij.

Për rreth tre vjet nuk ka qenë më Viktor Orbani te Angela Merkeli. Te Horst Seehoferi, kundërlojtari i saj brendapartiak në çështjet e migrimit ai është një mysafir i mirëpritur. CDU-ja e Merkelit dhe partia Fidesz e Orbanit janë pjesë e të njëjtit grup parlamentar në Parlamentin Evropian. Por përfytyrimet për politikat ndaj refugjatëve të të dy kryetarëve të qeverive që prej vjeshtës 2015 u distancuan thuajse diametralisht.

Këto ndryshime thelbësore kanë mbetur deri më sot. Në konferencën e përbashkët të shtypit të enjten, Merkeli tha “se duhet të mendojmë gjithmonë, që bëhet fjalë për njerëz, të cilët duan të vijnë tek ne”. Për një kohë të gjatë Merkeli luftoi për një ndarje të drejtë të refugjatëve në të gjithë BE, madje kërcënoi edhe me pasoja financiare, po të mos merrnin pjesë të tjerët. Por qeveritë e të ashtuquajturit Grup i Vishegradit – Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia – e kundërshtojnë këtë deri sot në mënyrë kategorike.

Orbani ndihet i trajtuar në mënyrë të padrejtë. “Na lëndon, kur Gjermania na akuzon që nuk tregojmë solidaritet”, tha ai në Berlin. Solidariteti sipas tij konsiston në faktin që policët hungarezë dëbojnë në kufi mijëra migrantë, që përndryshe do të vinin në Gjermani.

Era e ka ndryshuar drejtimin

Në përgjithësi Orbani dhe kryetarët e tjerë të qeverive të shteteve të Vishegradit ndërkohë ndihen të konfirmuar në çështjen e migrimit, më e vonta që prej samitit më të fundit javën e kaluar. Atje u bë fjalë thuajse vetëm për izolim. Orbani foli pas takimit për një “sukses madhështor” të tezave të tij. “Evropa po orbanizohet”, ishte titulli në revistën “Der Spiegel”. “Era në Evropë e kthehu drejtimin”, shkruante me gëzim gazeta e afërt me qeverinë “Magyar Idök”.

Kai-Olaf Lang i Fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin e konfirmon këtë përshtypje të ndryshimit të kohëve: “Disa nga shtetet e Evropës Qendrore u duk se në fillim qendronin në periferi, tani ata përfaqësojnë Mainstream (tendencën kryesore). Në fillim ata qenë minoritet, tani në thelb ata prezantojnë atë që mendon ndoshta shumica e shteteve anëtare.”

Këtë të premte “Magyar Idök” konstaton e kënaqur: “Fakti që Merkeli e ka ftuar në Berlin Orbanin, është shumë qartësisht shprehje e pranimit të fitores politike (në mosmarrëveshjen për shpërndarjen e refugjatëve). Askush nuk do t’ua vërë gjermanëve në diskutim të drejtën që të pranojnë migrantë. Ne e respektojmë mënyrën liberale të të menduarit të Berlinit.(…) Ajo që kërkojmë ne është vetëm kaq, që edhe në Berlin të respektojnë përfytyrimet tona.”

Më pak interes për sundimin e ligjit në Hungari

Ndryshimi i gjendjes politike në Evropë mund të lërë gjurmë edhe në fusha të tjera. Hungaria dhe Polonia ndodhen në bankën e të akuzuarve në Bruksel për shkak të politikës së tyre ndaj medieve dhe të drejtësisë. Komisioni i BE sheh këtu deficite të shtetit juridik. Historiani hungarez György Dalos i njohu Orbanit të enjten në televizionin WDR “aftësi nuhatëse taktike”, sepse “Orbani e di se BE nuk do të ishte i interesuar sot që të kishte ndonjë konflikt të hapur me shumë vende të tjera.” Edhe në këtë pikë Orbani mund të mbështetet me sa duket te Seehoferi, i cili thotë për kryeministrin hungarez “Unë nuk mund të njoftoj për dyshime, se ai nuk qëndron mbi tabanin e parimeve bazë të shtetit juridik”.

Gjermania duhet t’i mbajë të gjithë bashkë

Kështu që Evropa ndahet jo vetëm për migrimin, por edhe në përfytyrimet e përgjithshme politike. Sipas vlerësimit të Langut, shtetet e Vishegradit përsa i përket politikës duan të kthehen “pas te rrënjët, kjo do të thotë tek një themel ekonomik që funksionon mirë, por më tepër në një drejtim të De Gaulle-t, në një “Evropë të atdheve”, jo në një bashkim politik.”

Por Langu beson se kundërpolet, pavarësisht refugjatëve, nuk janë patjetër “Evropa e Merkelit” dhe “Evropa e Orbanit”, por më tepër “Evropa e Macronit” dhe “Europa e Orbanit”. Në një kohë kur Presidenti francez kërkon ta drejtojë BE drejt Eurogrupit dhe kërkon ta mbrojë tregun francez të punës nga konkurenca e lirë e Evropës Qendrore Lindore, për shkak të “pozicionit të saj qendror” Gjermania gjithmonë i ka sytë edhe nga Lindja. Roli i Gjermanisë vërtet nuk duhet të jetë ai i ndërmjetësuesit, thotë Lang, por “rol i një aktori, i cili garanton kohezionin, që është në gjendje që të flasë me të gjithë dhe t’i marrë me vete të gjithë, edhe kur situata vështirësohet”. Këtë duket se e ka përvetësuar kancelarja, megjithë dallimet në mendime me Orbanin. DW

ma.me

Next Post
Zbulojini ambiciet tuaja përmes shenjës së horoskopit

Njihuni me shenjën e ditës, ja ç'parashikojnë yjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In