Zonja e Parë e Amerikës, Jill Biden ka reaguar për herë të parë pas fitores së bashkëshortit të saj, Joe. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të tyren teksa mbajnë në dorë një tabelë, të cilin e kishin përdorur vite më parë.
“Zv.Presidenti dhe Dr. Biden, jetojnë këtu,“-shkruhet në tabelë, ndërsa Jill mbulon me dorë pjesën që lexon “zv”.

“Ai do të jetë president i të gjitha familjeve tona”, ka shkruar ajo në postimin e fotos në Twitter.
Ajo çfarë e bën të veçantë Zonjën e Parë të re, është fakti se do të jetë e para që do të vazhdojë të punojë jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Jill Biden është profesoreshë e gjuhës angleze në kolegjin Northern Virginia Community, edhe pse bashkëshorti i saj do të jetë president i Shteteve të Bashkuara, ajo do të vazhdojë të kryej detyrën e profesoreshës.
g.kosovari











