• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ai djalë ju pëlqen por është i ndrojtur, ja 6 shenjat si ta kuptoni

by Lorenc Vangjeli
18/01/2016 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo të gjithë djemtë janë të guximshëm. Jo të gjithë djemtë janë të aftë për të folur me një vajzë, për të dalë nga zona e tyre e sigurisë dhe për të bërë hapin që po vdesin për ta bërë. Disa janë të ndrojtur, shumë. Kjo nuk i bën të këqij. Thjesht i bën djem që kanë nevojë për punë.

Ka shumë vajza që i pëlqejnë djemtë e ndrojtur. Vajza që pëlqejnë djemtë e ndrojtur si një sfidë. Atyre u pëlqen ideja ta ndihmojnë djalin të dalë nga guaska e tij dhe besojeni, ka shumë djem që kërkojnë që një vajzë të bëjë këtë.

I vetmi problem me djemtë e ndrojtur është që ti duhet të vrasësh mendjen nëse ai të pëlqen apo thjesht është i sjellshëm.

Nuk është e thjeshtë ta kuptosh djalin e ndrojtur, të qetë, pak të çuditshëm, sidomos nëse ai nuk e hap bisedën. Ndoshta duhet ta bëni ju atë hap. Por a duhet? Ju po mendoni të njëjtën gjë, nuk doni ta bëni atë lëvizje sepse keni frikë mos refuzoheni. Ju doni të jeni të sigurta që ai ju pëlqen.

Prandaj ja ku janë disa shenja që ai djalë ju pëlqen me të vërtetë, por thjesht nuk mundet t’jua thotë:

Ai gjendet “rrotull” shpesh

Ndoshta ai shkon në lokalin që shkon ti, pothuajse çdo ditë. Nëse punoni bashkë, ai mund të gjendet pranë tavolinës tënde ose ulet pranë teje kur jeni duke ngrënë. Ndoshta e takon më shpesh te makina e kafes se këdo tjetër. Një shenjë e mirë që ai të pëlqen, por është shumë i ndrojtur për të ta thënë, është nëse përpiqet të jetë pranë teje dhe nuk tërheq vëmendjen. Ai po përpiqet të zbulojë si ta bëjë lëvizjen.

Ai ndryshon sjelljen për t’u treguar i sjellshëm me ty

Ai nuk e tepron, por bën gjëra që do bënte një mik i mirë, edhe pse ju nuk jeni miq të mirë. Ai të ruan një karrige. Ai të sjell kafen. Ai ndan pakon e biskotave apo drekën, gjithçka. Ai është gjithmonë i sjellshëm dhe të respekton. Dhe, më e rëndësishmja, kjo ndjesi ngrohtësie përhapet nga gjithë trupi i tij.

Ai të qesh gjithmonë dhe të sheh në sy

E vërteta është që ai nuk rri dot pa qeshur me ty, por bën maksimumin për të mos e treguar. Ai dëshiron me shpirt të shohë thellë në sytë e tu, por ka frikë mos ti nuk do bësh të njëjtën gjë.

Ai e ka për ty gjithë vëmendjen e tij

Kur ju jeni duke folur, fokusi i tij është plotësisht te ty. E njëjta gjë ndodh edhe kur jeni një grup. Ai me siguri të sheh edhe kur ti nuk po thua asgjë, por përpiqet ta fshehë këtë.

Ai komplimenton ndryshime të vogla të pamjes tënde

Prerja e flokëve. Fustani i ri. Këpucët e reja. Çanta e re. Nuanca e re e buzëkuqit. Çfarëdo që ti heq apo shton në pamje, ai do e komentojë, shkruan revista class. Është mënyra e tij për të të treguar që ai të vë re.

Ai nuk të kërkon të dilni bashkë, edhe pse ti e dyshon që ai të pëlqen

Ndonjëherë, djemtë më të mirë janë më të ndrojturit. Ata nuk e shohin veten si tipa agresivë dhe prandaj e kanë të vështirë të marrin hapa jashtë zonës së tyre të sigurt. Disa djem të ndrojtur do e kuptojnë që varet nga ata për të gjetur atë që duhet bërë, por të tjerë do humbasin mundësi të shkëlqyera. Sipas traditës, burrat duhet të gjuajnë gratë, por kjo nuk e ndihmon djalin e ndrojtur.

Nëse e pëlqen atë, bëje ti hapin e parë. Nuk humbet asgjë.

Next Post

Lotaria e Kuponit, MF fajëson Postën për parregullsi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

February 15, 2026
Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

February 15, 2026
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

February 15, 2026
U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

February 15, 2026
“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

February 15, 2026
Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

February 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 16 shkurt 2026

February 15, 2026
Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit

Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit

February 15, 2026
E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

February 15, 2026
Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In