Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka dalë në mbrojtje Presidentes Atifete Jahjaga për të cilën ka thënë se është kandidate e ndërkombëtare për mandatin e dytë në krye të Shtetit të Kosovës. Ahmeti ka thënë se Presidentja Jahjaga është imazhi i Kosovës ndërsa ka vlerësuar se publikimi i notave të saj në gjimnaz po bëhet për të favorizuar Thaçin për President.
“ Është e qartë që në kohën kur Thaçit edhe nga qarqet ndërkombëtare po i bëhet me dije që nuk e ka përkrahjen për president, duhet të sulmohet kandidatja e bashkësisë ndërkombëtare (imazhi) dhe këtë me publikimin e ditarëve të gjimnazit”, ka shkruar Ahmeti.









