• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj viziton Qendrën e Thirrjeve të Tatimpaguesve: Shërbim i ri për sipërmarrjen në favor të vetëkorrigjimit

by Java News
20/03/2017 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero, zhvilluan sot një vizitë në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve për promovimin e Qendrës së Thirrjeve (Call Center) për Tatimpaguesit, shërbimi më i ri në ndihmë të sipërmarrjes. Qendra e thirrjeve për tatimpaguesit nga data 1 shkurt ka filluar të operojë me kapacitet të plotë përmes tre formave të komunikimit me sipërmarrjen, thirrjet dalëse, thirrjet hyrëse dhe live chat, (përmes dritares së komunikimit që aksesohet drejtpëdrejt nga faqja zyrtare e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve).

Ministri Ahmetaj u shpreh se ky shërbim i ri për tatimpaguesit është një tjetër nismë në vazhdën e punës së nisur me thjeshtimin e prcedurave tatimore në kuadër të fazës së dytë e të tretë të luftës kundër informalitetit, e fokusuar tashmë tek komunikimi i përditshëm, intensiv, me sipërmarrjen me qëllim nxitjen e pajtueshmërisë me ligjin dhe vetëkorrigjimin.

“Call Center për tatimpaguesit, është një shërbim në funksion të lehtësimit të procedurave tatimore. Është një risi në shërbimin që ofron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe funksionon në dy mënyra kryesore. Pikë së pari këtu operatorët dhe specialistët, informojnë sipërmarrjen për të gjitha problematikat që mund të dalin gjatë punës së përditshme, pra, lehtëson proçedurën nëpërmjet punës nga zyra dhe komunikimit nga zyra me sipërmarrjen. Në të njëjtën kohë, sipërmarrja ka mundësinë të pyesë specialistët e shërbimit të tatimpaguesve online, për të marrë përgjigjet e duhura në kohë reale, apo për t’u orientuar në Drejtoritë Rajonale për çështje specifike që kanë nevojë për këshillim apo për orientimi.

Frytet e para të punës duken qartë, vetëm në shkurt janë njoftuar nga kjo qendër 25 mijë tatimpagues të biznesit të vogël dhe reagimi ka qenë jashtëzakonisht shumë pozitiv. Besoj që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po bën një punë shumë të mirë për të përmirësuar cdo ditë imazhin e punës së vet, por edhe duke përmirësuar cdo ditë komunikimin me tatimpaguesit. Ne besojmë që nëpërmjet komunikimit të rrisin vullnetarizmin në pagesa dhe qatësimin e të gjithë proçedurave” – tha Ministri Ahmetaj.

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero u shpreh se ky është një shërbim i ri, i pari i këtij lloji që u ofrohet tatim paguesve.

“Unë do të doja të nxisja të gjithë tatimpagesit për të përdorur shërbimet tona online, sepse sigurisht që janë shërbime profesionale, por nga ana tjetër shkurtojnë kohe dhe kosto për të mos u paraqitur pranë sporteleve tona, por për t’i vijuar ato nëpërmjet shërbimeve të përmirësuara online. Gjithashtu I ftoj qytetarët, bizneset, tatimpaguesit të na ndihmojnë me sugjerimet e tyre për t’u përmirësuar, sepse sigurisht mendimi i tyre është shumë i vlefshëm për ne, na ndihmon në përmirësimin e punës sonë të përditshme” – tha Vjero.

Janë mesatarisht 1000 tatimpagues në ditë që telefonohen nga Qendra e Thirrjeve për Tatimpaguesit. Mbi 50 sipërmarrje në ditë kërkojnë asistencë nga qendra e thirrjeve përmes thirrjeve hyrëse. Nga 1 Janari deri më 15 Mars 2017 janë realizuar rreth 30 mijë telefonata me tatimpagues, për njoftime të natyrave të ndryshme: tatimpagues të biznesit të vogël për deklarimin e saktë të ardhurave të tyre brenda afatit 10.02.2017; tatimpagues të sektorit shëndetësor për të vetëkorrigjuar deklarimet e tyre, tatimpagues si mosdeklarues të xhiros me kasën fiskale etj. Aktualisht qendra është në përgatitje të fushatës së komunikimit për procesin e dorëzimit të Pasqyrave financiare, Bilanceve, afati për të cilat përfundon më 31 Mars 2017. Po kështu në muajin në vijim vec të tjerash fushata do të përqëndrohet në njoftimin e Individëve të cilët realizojnë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë.

ma.me

Next Post
Ministrja Gjosha: Integrimi i Shqipërisë mbi çdo axhendë partiake

Ministrja Gjosha: Integrimi i Shqipërisë mbi çdo axhendë partiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

March 18, 2026
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In