Në konferencën vjetore “Politika Monetare”, ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se vitin e ardhshëm rritja ekonomike pritet të jetë 4.3 %, ndoshta me e larta në Rajon
Ahmetaj deklaroi se në 2013, ekonomia shqiptare ishte në prag të greminës
“Sot jemi në një realitet të ri. Ekonomia shqiptare la pas krizën e vitit 2013. Kriza greke në 2013 ishte realitet i mundshëm, sot është një përrallë e së kaluarës. Mbase nuk do të mjaftonte as 10% rritja ekonomike, por 4% është shumë më shume se 0.8% në 2013. Vitin tjetër rritja ekonomike parashikohet 4.3%, ndoshta me e larta në rajon. Presim shifra rekord të investimeve të huaja”, deklaroi Ahmetaj
“Borxhi publik është në nivelin 68.9%“, deklaroi Ahmetaj
Javanews/a.ç