• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj: Të rrisim interesin e kompanive çeke për tregun shqiptar

by Java News
21/02/2018 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj priti sot në një takim Presidentin e Senatit Çek z. Milan Štěch dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e tij dy-ditore në Tiranë. Pjesë e delegacionit ishin gjithashtu 13 sipërmarrje çeke dhe kreu i konfindustrisë, zv. ministri i Industrisë dhe anëtarë të tjerë të senatit.

Ministri Ahmetaj bëri një prezantim të përgjithshëm të ecurisë së ekonomisë shqiptare dhe reformave të ndërmarra në 4 vitet e fundit ndërsa theksoi se Shqipëria është në një moment historik në raport me procesin e integrimit në Bashkimin Europian me hapjen e negociatave dhe mbështetja e Republikës Çeke, është shumë e rëndësishme për vendin tonë.

“Ne jemi në pritje të marrjes së vendimit të hapjes së negociatave në mes të këtij viti. Për Shqipërinë është një moment i rëndësishëm historik. Nuk e di nëse arritët ta shikonit Tiranën, por Tirana, Shqipëria, ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Është një vend europian, vetëm 1.5 orë larg Mynihut, një orë larg Romës, një orë e pak min nga Viena dhe në ditën tonë më të vështirë, sërish mbetemi një vend normal europian. Hapja e negociatave është historike sepse psikologjikisht do ta furnizojë vendin dhe rajonin me energji shumë pozitive dhe jam i bindur që rajoni do të përfitojë investime të huaja direkte për të cilat ka shumë nevojë” – tha Ministri Ahmetaj.

Nga ana e tij Presidenti i Senatit çek shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë çeke për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit në BE, duke përfituar nga eksperienca e vendit të tij në këtë drejtim.

“Republika çeke e ka deklaruar gjithmonë që ajo mbështet aspiratat e Shqipërisë për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Europian dhe patjetër që me fillimin e procedurave të anëtarësimit, do të krijohen më shumë mundësi për hapjen e tregut dhe ardhjen e investimeve të huaja, e sigurisht atyre çeke”

Zhvillimet ekonomike në të dy vendet por edhe klima e bashkëpunimit, ishin një tjetër çështje diskutimi mes dy palëve.

“Ne kemi kaluar një proces të vështirë por të domosdoshëm konsolidimi fiskal, rezultatet e të cilit janë sot të reflektuara në terrenin ekonomik. Ekonomia shqiptare po rritet në kufijtë e 4% ndërsa ne synojmë një rritje mesatarisht 4.5-5% në katër vitet e ardhshme, për të arritur nivelin mbi 5.5% në vitin 2021. Borxhi publik ka shënuar rënie me 2.4% në vitin 2017 krahasuar me një vit më parë, ndërsa ky ishte viti i tretë me balancë primare pozitive. Punësimi ka pasur një ecuri mjaft pozitive ndërsa papunësia vijon rënien, në linjë me objektivin tonë për ta ulur atë në nivel një-shifror në fund të katër viteve të ardhshme” – tha Ministri Ahmetaj.

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik e shkëmbimet me Republikën çeke Ministri Ahmetaj tha se shifrat janë modeste, por në rritje.

“Unë besoj se kemi një moment shumë të mirë për të rritur interesin e kompanive çeke në tregun shqiptar. Investimet e huaja direkte nga Çekia janë në nivele shumë modeste, 52 milionë euro. Ndërsa në aspektin tregtar, tendenca është pozitive. Eksportet u rritën nga 10 milionë euro në vitin 2016, në 17 milionë euro në vitin 2017, ndërsa importi është rritur në nivele nga 28 milionë në 2015, në rreth 42 milionë në 2017. Pra, në dy vite ka një rritje shumë serioze” – theksoi z. Ahmetaj që përsëriti ftesën e tij për nxitjen e investimeve çeke në Shqipëri

“Kemi marrëveshje reciproke të mbrojtjes së investimeve, marrëveshje të rëndësishme të eleminimit të taksimit të dyfishtë dhe të parandalimit të evazionit fiskal që ndihmojnë edhe interesin, marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik, dhe marrëveshjen që firmosëm në 2015 për bashkëpunimin në fushën e turizimit.

Po ju them një kuriozitet nga takimi me nje grup të madh kompanish italiane. Kishim 220 kompani italiane në Tiranë dhe jo pa qëllim iu tregova dy sete artikujsh të mediave italiane. Artikuj të viteve ’92 dhe ’97, ku për Shqipërinë flitej vetëm si burim emigracioni, dhe artikuj të sotëm, ku pa asnjë ekzagjerim flitet për Shqipërinë në mediat italiane si shtëpia e dytë e italianëve, ku mund të vish, të punosh, të studiosh, të fitosh, të pushosh, në mënyrë të shkëlqyer. Ka një numër shumë të madh turistësh çekë që vizitojnë Shqipërinë çdo vit dhe jam i bindur që historitë e tyre janë spektakolare” – tha Ministri.

Nga ana e tij z. Štěch theksoi se Çekia është e interesuar të intensifikojë bashkëpunimin e saj me Shqipërinë.

“Ne nuk jemi në atë nivel që kemi qenë 10 apo 15 vite më parë, kur vinim në Shqipëri për të shitur produktet tona, por jemi në një nivel kur kërkojmë partnerë për të bashkëpunuar në të ardhmen me njëri-tjetrin.

Një nga fushat ku mendoj duhet të zhvillohet bashkëpunimi dypalësh, është bujqësia. Shqipëria është një vend që prodhon produkte, fruta e perime me kualitet të lartë. Ne si shtet nuk kemi mundësi të kemi produkte në atë cilësi, ndaj besoj që produktet tuaja bujqësore mund të vijnë në Republikën Çeke apo në vendet e saj fqinje.

Fusha e dytë ku ne mund të bashkëpunojmë, është turizimi. Populli çek është një popull që ka dëshirë të udhëtojë. Ne kemi interes të njohim vendet e BE, Amerikën, Azinë dhe shumë çekë kanë interes të njohin Shqipërinë.

Shqipëria është një vend me det të mrekullueshëm, ofron turizmin malor që është interesant dhe mendoj se ka shumë mundësi për bashkëpunim në këtë fushë mes nesh. Është mirë për turistët çekë të vijnë në Shqipëri dhe është mirë për ekonominë shqiptare të ketë sukses në ofrimin e shërbimeve për turistët” – përfundoi Presidenti i Senatit çek.

Next Post
Shehi: Opozita ka mundësi të fitojë, por Basha duhet ta udhëheqë karrocën e PD pa Berishën

Dash Shehi: Bizneseve turke u janë dhënë peshqesh pasuri publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë dhe anulon marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

Habit me deklaratën, presidenti i Kolumbisë: SHBA-të si nazistët, duan të kolonizojnë Amerikën Latine 

January 6, 2026
Moti i keq, rëndohet situata nga reshjet në Kukës, bllokohen 10 fshatra

Moti i keq, rëndohet situata nga reshjet në Kukës, bllokohen 10 fshatra

January 6, 2026
Bien në duart e SPAK tre telefonat e “Ben Qimes”/ U gjetën nga kontrollet në banesë pas kanosjes së gjyqtarit

Bien në duart e SPAK tre telefonat e “Ben Qimes”/ U gjetën nga kontrollet në banesë pas kanosjes së gjyqtarit

January 6, 2026
“Nga problematikat e politikës penale te drafti për Kodin Penal”/ Rama takon ministrin e Drejtësisë në Francë

“Nga problematikat e politikës penale te drafti për Kodin Penal”/ Rama takon ministrin e Drejtësisë në Francë

January 6, 2026
Moti i keq, mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile/ Vengu paralajmëron: Reshjet intensive do të vijojnë! Masa për…

Moti i keq, mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile/ Vengu paralajmëron: Reshjet intensive do të vijojnë! Masa për…

January 6, 2026
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Plas keq në spital/ Mjekut s’i mbajnë nervat, dhunon kryeinfermieren dhe përfundon në pranga (EMRI)

January 6, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Dekretohet ligji për rivlerësimin pasurive të paluajtshme/ Tatimi për shitjen ulet në 5 për qind

January 6, 2026
Moti i keq, Belinda Balluku raporton për gjendjen: Strukturat e MIE në terren pa ndërprerje, situata nën monitorim të vazhdueshëm

Moti i keq, Belinda Balluku raporton për gjendjen: Strukturat e MIE në terren pa ndërprerje, situata nën monitorim të vazhdueshëm

January 6, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Sulmi i SHBA në Venezuelë, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Do të sigurohemi që…

January 6, 2026
VIDEO/ Durrësi ‘paralizohet’ nga uji, momente nga evakuimi i banorëve pas përmbytjes së banesave të tyre

VIDEO/ Durrësi ‘paralizohet’ nga uji, momente nga evakuimi i banorëve pas përmbytjes së banesave të tyre

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In