Minsitri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka treguar detaje nga takimi që ka pasdur sot me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në një reagim në Facebook, pas takimit, Ahmetaj shkruan se ka falenderuar ambasadoren për ndihmën që ka dhënë SHBA për tërmetin e 26 nëntorit.
“Sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Znj. Yuri Kim ! Mirënjohje për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve ndaj Shqipërisë dhe një falenderim i posaçëm për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe kontributit që do të vijojë, në favor të përpjekjeve tona për #Rindërtim!”, shkruan Ahmetaj.
Takimi mes Yuri Kim dhe Arben Ahmetajt është zhvilluar sot në Kryeministri, ku ka zgjatur rreth 60 minita.
g.kosovari