• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj pret homologun kosovar Hoti, diskutohet lehtësimi i barrierave tregtare

by Java News
22/04/2016 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë mbetur rreth 5 javë nga mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, ministrat e Financave, Arben Ahmetaj dhe homologu kosovar, Avdullah Hotin, zhvilluan të premten një takim në Tiranë.

Dy krerët e financave publike pas takimit deklaruan për mediat se diskutuan mbi progresin e çështjeve të dakordësuara nga mbledhja e fundit e përbashkët e dy qeverive dhe problematikat e dala gjatë kësaj kohe, për të cilat ata thanë se do të adresohen.

Në takim ishin edhe drejtorët e përgjithshëm të Tatimeve dhe Doganave të të dy vendeve. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij vuri në dukje se kishin diskutuar një sërë elementesh prokatiko-operacional dhe ligjor, si dhe se kishin rënë dakord për një axhendë shumë intensive deri para mbledhjes përbashkët të qeverive.

“Diskutuam kryesisht për thjeshtimin e procedurave doganore, shkëmbimin e informacionit apo edhe grupeve operacionale të përbashkëta. Praktika e deritanishme mes dy institucioneve ka qenë shumë e mirë. Jam i bindur që po kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha ai.

Sipas tij, fokusi u vendos në ato çështje që bëjnë diferencë në terrenin ekonomik fiskal dhe në bashkëpunimin mes autoriteteve tatimore e doganore të të dy vendeve Ndër çështjet ku pritet të përmirësohet bashkëpunimi. Ahmetaj përmendi operacionet doganore që kanë të bëjnë me punën e doganave 24 orë në 7 ditë, ku përfshihen edhe çështjet e agjentëve doganorë, çështjet e tranzitit doganor dhe aksesit në sistemi informatik Asycuda të të dyja doganave.

“Janë çështje operacionale të shkëmbimit të informacioneve të importit, eksportit apo mallrave tranzit, uljen e barrierave në të dyja anët në terminalet doganore dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me unifikimin e licencave, çertifikave që lehtësojnë punën e importuesve e eksportuesve, ato çështje që kemi evidentuar e duhet të zgjidhen brenda fundit të muajit maj. Ministri informoi edhe mbi një takim mes importuesve dhe eksportuesve të të dy vendeve në Prizren”, tha ai.

Ndërsa homologu kosovar, Avdullah Hoti, theksoi se takimi ishte konstruktiv dhe se disa prej problematikave të ngritura nga mbledhja e fundit e përbashkët kanë njohur progres. “Bëmë një rishikim të progresit të arritur nga mbledhja e fundit e qeverive, shumica e të cilave kanë njohur progres. Kemi identifikuar edhe disa çështje që duhet t’i adresojmë para mbledhjes së përbashkët të qeverive”, theksoi ai.

Next Post

Policë të lidhur me krimin?! Tahiri i përgjigjet Nishanit: Je në rresht me SHQUP-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

March 21, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Dash, shkallmoje pocaqinë

March 21, 2026
Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In