• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj, për studentët: Do realizojmë më shumë se 8 pika

by Java News
19/12/2018 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj është shprehur pro studentëve dhe i ka cilësuar kërkesat e tyre mëse të natyrshme dhe jo të ekzagjeruara, por ka këmbëngulur për dialog.

Ai tha në një intervistë televizive, se protesta të tilla ndodhin vetëm në vende demokratike dhe se dialogu i shërben së ardhmes.

“Ajo që ndodh sot ndodh vetëm në vendet demokratike ku studentët dalin në mënyrë paqësore, në mënyrë shumë të bukur. E imagjinoni që ata pastruan edhe rrugën. Është përtej violencës. Ne as nuk duam t’i refuzojmë, as nuk duam t’i keqpërdorim. Ne do vazhdojmë t’u lutemi për dialog në favor të së ardhmes”, – u shpreh Ahmetaj.

Ministri vuri në dukje se dialogu duhet në mënyrë që kërkesat të kenë ekspertizë të  detajuar.

“Për 5% e PBB. Studentët janë të mençur dhe janë të thellë në dije se si funksionon trajektorja e financave të një vendi. Nuk po them në detaje por në themel. Në dialog do vendosim që për sa kohë do bëhet. Unë e kam me vete se ku janë vendet e tjera me gjithë trajektoren për sa i përket PBB-së. Ne vërtetë jemi shumë mbrapa, por edhe Gjermania është 4.2%. Nuk po themi të krahasohemi me Gjermaninë. Duhet ta pranojmë, ne nuk jemi vend i pasur. Ne jemi një vend që po hyjmë në fazën e një zhvillimi të shpejtë ekonomik. Por nga e kemi filluar, 2012 gropa e zezë e ekonomisë”, – deklaroi ministri.

Ai tha se studentët nuk kërkojnë shumë. “Mendoj që janë në natyrshmërinë e tyre. Asnjë kërkesë nuk është e ekzagjeruar. Por përballë qeverisë ne i bëjmë pyetje vetes a kemi mundësi ta bëjmë. Është gjëja më normale për të kaluar tek pakti me studentët për Universitetet. Mbrapa protestës tenton të ketë duar të errëta që duan të frenojnë studentët nga dialogu. Kush ka frikë nga dialogu në këtë botë? Asnjë nuk ka frikë. Frikë studentët kanë nga violenca, nga autokracia, nga mosmbajtja e fjalës. Por të kesh frikë nga dialogu?” – tha Ahmetaj Ai deklaroi se mazhoranca do dialogun dhe mendon të bëjë më shumë se ato 8 pika për të çuar arsimin ku duhet.

“Ne i kemi bërë. Unë jam pjesë e grupit të punës. Ne duam dialogun. Ne mendojmë që ato 8 pika nuk janë mjaft për ta çuar arsimin aty ku duhet. Është më dinjitoze të kemi përballë në një tryezë studentët dhe të themi ja çfarë do bëjmë me tarifat, me studentët që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike. Do jetë 0 tarifa për studentët e ekselencës dhe të ekselencës jo vetëm 10 por nga 9. Do marrin 100 mijë lekë të vjetra studentët e ekselencës”, – shpjegoi Ahmetaj.

/a.rada

Next Post
Tirana dëbon dy diplomatë iranianë pas konsultimeve me shërbimet partnere

Tirana dëbon dy diplomatë iranianë pas konsultimeve me shërbimet partnere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Italia mbështet Ballkanin Perëndimor para Ukrainës në BE! Tajani mbledh në Romë miqtë e rajonit

February 6, 2026
Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

February 6, 2026
Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

February 6, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In