Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se për të katërtin vit radhazi ekonomia e vendit vijon trendin rritës.
Sipas Ahmetajt, modeli ekonomik i implementuar nga qeveria është i fokusuar te punësimi.
Ai tha më tej se objektiv mbetet ulja e papunësisë tek të rinjtë.
“Ulja e papunësisë tek të rinjtë, shumë kemi për të bërë, shumë kemi bërë. Papunësia tek të rinjtë është më e ulta në rajon. Por vazhdon të jetë e lartë, është larg asaj që ne kemi pritshmëri. Ne kemi objektiv për ta zbritur papunësinë në nivel njëshifror”, deklaroi Ahmetaj./a.m.










