• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj: Nuk e kemi armike opozitën, dialog pa kushte për të ardhmen

by A R
22/05/2019 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk e kemi opozitën armike, por duam të dialogojmë për të ardhmen e vendit dhe e presim në dialog pa kushte”, – deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj.

I ftuar në një studio televizive, Ahmetaj tha se “ftesa është që të ulemi së bashku të dialogojmë për reformën zgjedhore, duke evidentuar problemet që ne dhe ata mendojnë se janë për t’u korrektuar dhe rregulluar”.

“Dialogu i kërkohet opozitës dhe nuk është çështje numrash sa i takon përfaqësimit, por është çështje tryeze, formati, vizioni për të ardhmen dhe çështje dakordësie për të përmirësuar të ardhmen e vendit”, – tha Ahmetaj.

Dashuria në politikë kalon përmes votës, tha Ahmetaj dhe ajo votë e ka treguar dhe ka mandatuar Edi Ramën si kryeministër të shqiptarëve. “Do të ishte absurde nëse do të ngrihej PS dhe do të thoshte se ne nuk e duam Bashën kryetar të opozitës. E njëjta gjë ndodh edhe me kryeministrin e vendit, që ka marrë një mandat të pastër”, – tha ai.

Duke iu referuar thirrjeve të opozitës për pengimin e zgjedhjeve në 30 qershor, Ahmetaj tha se “nuk e beson se nga ana e opozitës do të ketë në 30 qershor një dëshirë për dhunë”.

“Jam i bindur se aty ka mendje burrash dhe grash të mençura që nuk do t’i heqin të drejtën qytetarëve shqiptarë të zgjedhin ata që duan për të vazhduar shërbimet komunitare”, – tha Ahmetaj.

Ndërkohë ai shtoi se “protestat e dhunshme të opozitës dëmtojnë seriozisht ekonominë e vendit dhe investimet”.

Për sa i takon argumenteve të opozitës për blerje të votave në zgjedhjet e 2017, Ahmetaj tha se “kjo duhet t’i lihet drejtësisë”. “Jam i bindur se nuk është është prekur rezultati i  zgjedhjeve, por këtu është çështje e mbijetesës së një opozite dhe në këndvështrimin tim është çështje e identitetit të opozitës”, – tha ai.

/a.rada

Next Post
Marrëveshja për Brexit, deputetëve britanikë u jepet afati i fundit për votim

Londra zyrtare: May qëndron në krye të detyrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In