• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj: Nga 1 gushti, sërish verifikim situatës së kuponave

by A R
12/07/2016 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj zhvilloi të martën një takim me Administratën tatimore dhe median, në kuadër të vijimit të aksionit kundër informalitetit dhe fillimin e fushatës së ndërgjegjësimit për kuponin tatimor, nga ku bëri të ditur se nga 1 gushti do të ketë sërish një verifikim në terren të situatës së kuponave.

Ndërkohë që kemi shpallur një fushatë intensive të thjeshtimit të procedurave vazhdojmë intensifikimin me fushatën komunikuese mes tatimeve e subjekteve tatimpaguese.

Ahmetaj bëri të ditur se vlera mesatare për kupon vjen në rritje për periudhën 6 mujore krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2015. Kuponi, tha ai, garanton luftën kundër varfërisë dhe pabarazisë. Ahmetaj prezantoi edhe një spot që tregon rëndësinë e kuponit.Ahmetaj -para mediaveFoto Agim Dobi (4)

Ai ngriti një tjetër problem që ka të bëjë me numrin e kasave mos transmetuese . Sipas tij ky numër është akoma shumë i madh. Për këtë ai informoi se inspektorët do të verifikojnë në terren nëse është situatë evazioni apo situatë teknike, megjithëse shprehu bindjen se kemi të bëjmë me evazion. Objekt verifikimi do të jenë kryesisht, sipas tij, subjektet në zonat turistike.

Ministri u ndal edhe në ecurinë pozitive të mbledhjes së të ardhurave në buxhet për gjysmën e parë të këtij viti.
“Të adhurat e 6 mujorit të parë të këtij viti rezultojnë 5.8 % më të larta ose 10.6 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2015. Mesatarja e rritjes së të ardhurave për të njëjtën periudhë 6 mujore në tre vitet e fundit është 7.4 % kur për periudhën 2012-2013 ishte rreth 0.6 %”, deklaroi ministri.

Ahmetaj -para mediaveFoto Agim Dobi (3)Kreu i financave publike tha se edhe numri i bizneseve të regjistruara është rritur Bizneset e reja të regjistruara, tha ai, për periudhën janar-qershor llogariten 8868, gati 3 mijë më shumë se gjysmën e parë të 2015-s.

“Bizneset e regjistruara neto janë në rritje dhe përkojnë qoftë me indeksin e sipërmarrjes, qoftë me të gjithë indikacionet për rritjen ekonomike të 3-mujorit të parë, por edhe vazhdimësinë pozitive të 3-mujorit të dytë”, tha Ahmetaj.

Kreu i financave publike, po ashtu informoi se në javën e ardhshme qeveria pritet të miratojë dhe dërgojë për shqyrtim në Parlament draftligjin “Për procedurat tatimore”, në të cilin janë propozuar thjeshtime të procedurave tatimore e doganore.Ahmetaj -para mediaveFoto Agim Dobi (2)

“Ministria e Financave ka në proces një paketë të detajuar të thjeshtimit të procedurave. Ne bëmë një fushatë komunikimi me sipërmarrjen. Kemi marrë 400 sugjerime e propozime për thjeshtimin e procedurave. Shumica e tyre janë reflektuar në draft “, tha ministri.

Ai po ashtu informoi se në fund të muajit tetor do të jetë gati edhe p/buxheti i vitit 2017. (atsh / r.a)

Next Post

FOTO/ Këngëtari i shtrëngon me dorë "zogun" dhe gjokset Tunës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In