• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj në shkollën profesionale të Kamzës: Për ju ka një të ardhme të sigurtë në tregun e punës”!

by Java News
17/09/2018 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ahmetaj në shkollën e rikonstruktuar profesionale të Kamzës, “Keni zgjedhur drejtimin e duhur. Për secilin prej jush ka një të ardhme të sigurtë nesër në tregun e punës”

Në ditën e parë të vitit shkollor Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ishte në shkollën profesionale të rikonstruktuar të Kamzës, një investim në vlerën 213 milionë lekë nga buxheti i shtetit, në të cilën studiojnë mbi 1800 nxënës në disa drejtime si IT, shërbim social, hoteleri turizëm, bujqësi etj.
Shkolla Profesionale e Kamzës është qendra e parë multifunksionale në Shqipëri që aplikon sistemin dual që kombinon teorinë me praktikën dhe me mbështetjen e qeverisë gjermane, ka krijuar Akademinë CISCO për nxënësit e IT, diplomat e të cilëve njihen edhe jashtë vendit.

Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj, tha se shifrat e arsimit profesional kanë ardhur në rritje në vitet e fundit dhe i njëjti trend vërehet nga sistemi i gjurmimit, edhe për punësimin pas përfundimit të shkollës.

“Dita juaj e parë e shkollës është fantastike, sepse mbi të gjitha për cdonjërin prej jush ka një të ardhme aty jashtë në tregun e punës. Jo më kot kemi katër vite që e theksojmë që të kesh një kualifikim, të kesh arsim profesional, është një pasuri shumë e madhe në mendje dhe në zemër, për të justifikuar të gjithë atë kontribut që familjet japin për ju si nxënës, në mënyrë që nesër të mos endeni në tregun e punës me një ëndërr të financuar fallco, por të keni një profesion shumë të kërkuar për tregun e punës.
Para katër vitesh, 1/3 e nxënësve të kësaj shkolle kishte pune kur dilte nga shkolla, sot 2/3. Por imagjinoni që këtu ka 1800 nxënës sot. Dikur, sikur t’i numëronim për një ditë të gjithë mundësitë e punësimit, 600 veta mund të punësoheshin. I bie që sot punësohen 1200 veta”.
Ahmetaj tha se formimi profesional është një zgjedhje e duhur, që afron garanci për punësimin.
“Sot janë 76 mijë të papunë të regjistruar, ndërkohë në anën tjetër janë 46 mijë vende pune të lira, që i ka sjellë vetë në Shërbimin Kombëtar të Punës, të deklaruara, sektori privat. Teorikisht do të dukej sikur 46 mijë nga këta 76 mijë sot mund të punësoheshin, por kjo nuk është e vërtetë. Po pse nuk është e vërtetë? Sepse këta 76 mijë nuk kanë kualifikimin e duhur për të filluar punë nesër në ato 46 mijë vende pune që janë hapur. Ju do ta keni sepse keni zgjedhur arsimin e duhur”

Shkolla profesionale e Kamzës, ka marrë vëmendje të konsiderueshme nga qeveria, por edhe donatorët, në favor të përmirësimit të infrastrukturës dhe rezultateve.

“E shikoni atë ndërtesën atje? Shumë shpejt do të jetë pjesë e Qendrës Multifunksionale për ta kthyer realisht në një qendër trajnimi të brezit që vjen, në favor të familjeve të tyre, dhe të tregut të punës dhe të zhvillimit ekonomik. Qeveria gjermane ka dy projekte të mëdha afërisht 27 milionë euro në 10 vite për të investuar në fushën e arsimit profesional” – tha Ministri.
Nga ana e saj Ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schutz tha se mbështetja e qeverisë gjermane për zhvilimin e mëtejshëm të arsimit e formimit profesional në Shqipëri, do të vazhdojë.

“Gjermania ka një eksperiencë shumë të gjatë dhe pozitive me arsimin e formimin profesional. Vetëm vitin e shkuar, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillimin Ekonomik OECD vlerësoi arsimin dhe formimin profesional në Gjermani si një përgatitje të shkëlqyer për jetën profesionale.

Dëshiroj të theksoj se Gjermania e mirëpret synimin e Qeverisë shqiptare për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, ndërmjetësimin e praktikave pranë kompanive private dhe orientimin e kurrikulave drejt standardeve ndërkombëtare. Jini të sigurt, që ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim” – tha znj. Schutz.

Në vitin shkollor 2018-2019, janë 19,220 nxënës që do të ndjekin arsimin profesional, nga të cilët mbi 4700 të regjistruar në vitin e parë, shifër e cila pritet të rritet deri në përfudnimin e regjistrimeve në 1 Tetor.

Sipas shifrave të INSTAT, pjesëmarrja në arsimin e mesëm profesional paraqitet me rritje në vitet e fundit. Në vitin shkollor 2017-2018 morën pjesë në arsimin profesional 20,6 % e nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej.

Nga viti 2013 janë investuar mbi 1.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për rikonstruksionin e ndërtimin e shkollave dhe laboratorëve, ndërsa po kaq planifikohet të investohen edhe përgjatë tre viteve të ardhshme. Vetëm në vitin 2017-2018 u rikonstruktuan 9 shkolla, në favor të mbi 7500 nxënësve në të gjithë vendin. /ma.me

Next Post
Si ta rregullojmë tensionin e gjakut pa ndihmën e ilaçeve

Si ta rregullojmë tensionin e gjakut pa ndihmën e ilaçeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In