• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ahmetaj në kompaninë Forschner: Modeli i biznesit që lufton informalitetin

by
18/09/2015 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të promovimit të investimeve të huaja në vend, industrive të reja që po afrohen në  tregun shqiptar, por edhe në vazhdën e nismës kundër informalitetit, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, zhvilloi të premten një vizitë në kompaninë gjermane Forschner, e cila e ushtron aktivitetin e saj në industrinë auto-motive, degë e sektorit të manifakturës.

I shoqëruar nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Werner Gnoth, ministri u njoh nga afër me proceset e përpunimit aktiv nga lënda e parë deri tek produkti i përpunuar për eksport.

Në një prononcim për mediat, Ahmetaj u shpreh se ardhja e kësaj kompanie në Shqipëri është një shenjë shumë e mirë e trendit pozitiv që ka Shqipëria në tërheqjen e investimeve të huaj.

“Kjo është një kompani e re gjermane, e cila prodhon për automjetet, kryesisht për Benz-in dhe Audin dhe të gjithë prodhimin e vet e eksporton në tregun evropian, kryesisht ne Ceki. Është një kompani shembull, ka vetëm pesë muaj që ka filluar, ka rreth 75 punonjës dhe shton çdo jave, duke trajnuar, nga pesë punonjës të rinj”, tha ministri Ahmetaj. Sipas tij, plani është që deri në maj të vitit tjetër të ketë deri në 350 punonjës.

“Ka shumë vlerë të shtuar për ekonominë, jo vetëm për numrat që do të shtojë në të ardhmen, por mbi të gjitha, për kulturën e re të punës dhe të trajnimit të punonjësve për industri të reja dhe i ka të gjitha gjasat të kthehet në një pikë ekselence për tërheqjen e investitorëve të tjerë në fushën e prodhimit të pjesëve të automobilëve. Në të njëjtën kohë, duhet theksuar që prodhimi ka nevojë për cilësi të larte dhe precizion, prandaj dhe kompania i kushton shumë vëmendje trajnimit të punonjësve të vet, në mënyrë që të mos ketë probleme për furnizimin e produktit të vet në tregun europian”, tha Ahmetaj.

Ai ritheksoi faktin se jemi në shifra rekord të tërheqjes së investimeve të huaja, të cilat gjithsesi, tha ai, për atë aspiratë dhe ambicie që ka Shqipëria, nuk janë mjaft, por është një shenjë shumë e mirë edhe diversifikimi i prodhimit shqiptar që eksportohet në Europë.

“Pra, nga një fason modest që ka qenë në të kaluarën, po kalojmë gjithnjë e me shumë drejt cikleve të plota të prodhimit apo në degë të reja prodhimi si kjo që shohim sot këtu. E falënderoj kompaninë për iniciativën që ka marrë. Kemi diskutuar gjatë përreth një vit e gjysëm dhe është kënaqësi që më në fund vendosën të stabilizohen dhe të prodhojnë në Shqipëri. Investime të tilla janë edhe shembuj në luftën kundër informalitetit, për mënyrën sesi i deklarojnë punonjësit, si i trajnojnë dhe si e deklarojnë të gjithë prodhimin e vet”, deklaroi ministri.

I pyetur nëse qeveria shqiptare parashikon politika fiskale lehtësuese për investitorët e huaj vitin e ardhshëm, ministri Ahmetaj tha se një nga arsyet pse Forschner Group është këtu janë edhe politikat fiskale që ka ofruar qeveria. “Unë jam i bindur që gjithë kuadri procedurial, administrativ dhe fiskal që në kemi stabilizuar dhe po përmirësojmë, vijoi ai, do të bëjë të mundur ardhjen e shumë më shumë kompanive gjermane apo kompanive të huaja, apo zgjerim të sipërmarrjes vendase”.

Administratori i Forschner foli për arsyet pse kompania e tij zgjodhi Shqipërinë për të investuar. “Gjatë vitit të kaluar ne analizuam shtatë vende. Vizita ime e parë në Shqipëri ishte në verën e vitit të kaluar kur erdha në Tiranë, takova shumë njerëz të rinj, i pashë të motivuar dhe duke parë moshën mesatare shumë të re menduam se do të ishte vendi i duhur për të nisur aktivitetin në fushën automotive”, tha Gnoth.

Një arsye tjetër, sipas tij, ishte se “vendosëm një marrëdhënie shumë të mirë me Ministrinë e Ekonomisë dhe ministrin me të cilin u takuam para një viti në Berlin. Jemi të lumtur për eksperiencën tonë këtu dhe për vendimin e mirë që morëm”.

Ai shpreh bindjen se qeveria ka mundësitë për të sjellë investitorë të huaj më shpejt në vend. “Ne sapo kemi filluar dhe unë kam disa ide të cilat do t’i diskutojmë me ministrin në ditët në vijim dhe mendoj që nëse do të gjenim partnerët e duhur, do të ishte mirë për ne si kompani që të rritemi në këtë treg, por edhe për kompani të tjera të huaja sidomos ato në fushën automotive”, tha Gnoth.

Në vizitën e tij në kompaninë Forshcner, ministri Ahmetaj shoqërohej edhe nga Drejtori i Tatimeve për Tiranën, Androkli Kokthi.

Next Post

Majko: Shërbimet sekrete kanë qenë të përfshirë në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In