• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj drejt largimit nga Qeveria, ministri reagon në Facebook

by A R
18/05/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas marrëveshjes së re mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, ministria I Financave do të propozohet nga opozita.

Kështu, Arben Ahmetaj ka reaguar përmes një statusi në ‘Facebook’, ku ka falenderuar kryeministrin Rama për mundësinë që i ka dhënë për të qeverisur në qeverinë e majtë për më shumë se 3 vjet.

Po ashtu, Ahmetaj duke u ndalur te sektori ekonomik të cilin e mbulonte ka theksuar se duhet të vijohet në rrugën e nisur të reformave të thella për të transformuar vendin.

Statusi i plotë:

Jam shumë i nderuar që në tre vite e gjysëm shërbeva në Qeverinë Rama duke u bërë pjesë e një procesi historik transformues për Shqipërinë.

Një falenderim i veçantë për Kryeministrin Rama që më dha të gjithë besimin dhe mbështetjen e tij, pa të cilën asgjë nga sa bëmë në këto vite nuk do të kishte qenë e mundur. Asnjëherë në 25 vite nuk pati kaq shumë kurajo, vizion dhe përkushtim për të ndërtuar mbi shkatërrimin, për t’u ngritur mbi pluhurin që trashëguam nga paraardhësit tanë në qeveri, për ta shpëtuar vendin nga një faliment i dytë, gati i sigurt, në kurriz të qytetarëve.

Ka qenë një privilegj që shumëkush do kishte dashur ta kishte, shumëkush që e do Shqipërinë dhe ëndërron ta bëjë atë një vend më të mirë, më të zhvilluar, më të denjë, një vend ku duam dhe mund të rrisim fëmijët tanë, vendin që duam të trashëgojnë brezat e ardhshëm.

Një falenderim i posacëm dhe shumë mirënjohje për cdo bashkëpunëtor që pata gjatë kësaj rruge dhe cdo punonjës me të cilin ndamë sfidën dhe përgjegjësinë për ta rikthyer ekonominë dhe financat publike në kontroll. Sot kemi një rritje pothuaj katër herë më shumë se ajo që gjetëm; kemi financa publike të shëndetshme dhe të konsoliduara; kemi një borxh publik që vazhdon trajektoren rënëse; kemi reforma që po shpërblejnë ditë për ditë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi; kemi për herë të parë në 25 vite, një vit elektoral me suficit buxhetor, me të ardhura që rriten, me borxh në ulje, me ekonomi të stabilizuar.

Shumë arsye për t’u ndjerë sot krenar për gjithcka bëmë deri këtu dhe për të besuar më shumë se asnjëherë më parë tek nevoja për të mos u ndalur tani, për të vazhduar rrugën e nisur të reformave të thella transformuese për Shqipërinë që duam!

Shihemi në fushatë, për Shqipërinë që duam!

Next Post
BRUKSEL/ Bregu del kundër kërkesës së PD: ‘Pasnesër çelni negociatat’!

Pse nuk zgjodha heshtjen komode

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Do monitorojmë edhe shportën e konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri sa çmimi i naftës të stabilizohet

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In