• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj me dizenjuesit: Reforma në drejtësi thelbësore për ekonominë

by A R
02/03/2017 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka marrë pjesë sot në Takimin Kombëtar të Dizenjuesve të rinj shqiptar, projekt i përbashkët mes MMSR dhe IADSA ku u bë dhe prezantimi i projektit për modelimin shqiptar të këpucëve.

Ahmetaj tha se trajnimi dhe kualifikimi profesional janë në funksion të rritjes së punësimit dhe mirëqenies sociale në Shqipëri.

Ministri i Financave foli edhe për rëndësinë e reformës në drejtësi në shërbim të ekonomisë, investimeve të huaja dhe punësimit.

“Reforma në drejtësi, thelbësore për ekonominë, investimet e huaja dhe rritjen e punësimit. Ashtu siç jemi të vendosur për reformën në drejtësi, ashtu jemi edhe të vendosur për rritjen e punësimit”, theksoi ai.

“Është një shembull i vogël por shumë domethënës ky event. Është një përpjekje e drejtpërdrejt për të rritur punësimin dhe për të rritur vlerën e punës dhe vlerën e kapitalit shqiptar për të konkurruar në ekonominë rajonale dhe globale. Ndaj i kushtuam rëndësinë e veçantë këtij eventi për të dhënë një sinjal të rëndësishëm për atë çfarë do të bëjmë në mandatin e dytë me punësimin”, tha Ahmetaj raporton BW. Ai u shpreh më tej se kjo ndërmarrje ka treguar se si kalohet në një industri shqiptare.

“Është një ndërmarrje pionier dhe ka treguar se si kalohet nga një ndërmarrje fason në një industri të lehtë shqiptare ku vula e firma e Shqipërisë vendoset në emra shumë të rëndësishëm. Është një ndërmarrje me histori të veçantë. Në ditët e para vetëm e mësonin dhe sot arrin të mësojë. Një nga eksportuesit tanë të rëndësishëm. IADSA ka qenë një program i suksesshëm dhe vazhdon të jetë e mbi të gjitha i fokusuar tek punësimi”, theksoi Ahmetaj.

Ai tha se detyra e qeverisë është të mbështesë iniciativat private në favor të punësimit.

“Megjithëse kemi bërë shumë akoma jemi larg pritshmërisë së qytetarëve. Çdokush në territorin e Shqipërisë ka halle të pazgjidhura dhe ka pritshmëri shumë të lartë ndaj qeverisë shqiptare. Kemi hapur shumë vende pune por ka ende shumë nevoja për vende pune, qytetarët të presin nga qeveria e iniciativat private dhe detyra jonë është t’i mbështesim këto iniciativa në favor të punësimit”, tha Ahmetaj.

Të pranishëm në takim ishin dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, ambasadori italian Alberto Cutillo dhe kreu i Bisnes Albania Luan Bregasi./a.m.

Next Post
Ratifikimi i demarkacionit sërish mund të dështojë

Ratifikimi i demarkacionit sërish mund të dështojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Qëllimi i Rithemelimit ishte që ta kthente partinë në emër të Sali Berishës”

March 16, 2026
“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

March 16, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të

March 16, 2026
Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

PD vendosi që të bojkotojë Parlamentin, reagon Balla: Seriozisht e mendoni këtë apo është lapsus?

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In