Ministri i Rindërtimit Arben Ahemtaj foli sot për buxhetin e vtitit të ardhshëm, duke bërë një rezyme të politikave të qeverisë që sipas tij kanë ndikuar te qytetarët.
Ahmetaj tha se numri i bizneseve të vogla është shtuar me tre herë, çka do të ishte e pamundur nëse do të ishim një sistem oligarkik.
“Kryefjala e një buxheti është politika fiskale, politika e të ardhurave. Do të dua të ndalojmë të biznesi i vogël. Për sa i përket biznesit të vogël numrat janë domethënës, numri është rritur me 3 herë. A mundet në një sistem oligarkik të ketë 3 herë më shumë biznese të vogla?! 57 mijë biznese të vogla ka pasur në shtator të 2013-ës dhe është 151 mijë tani.
Po ta keni parë në vazhdimësi mazhorancën, kryeministrin e ka trajtuar biznesin e vogël si gjenerim punësimi dhe gjenerim të ardhurave familjare. Kjo është politikë sociale. ‘Kush fiton më shumë paguan më shumë’. S’duhet ta harrojmë këtë moto sepse është premtim i mbajtur. Në themel ky buxhet ka pasur pagën mesatare dhe pagat e administratës. Numri i të punësuarve në administratë ka rënë nga 101 mijë në 86 mijë. Progresiviteti i ktheu para në xhep shtresës së mesme dhe personave me të ardhura të ulëta”, tha Ahmetaj.
g.kosovari