Një nga kandidatët e PD-së për të qenë ministër teknik i Brendshëm duket se është Ahmet Prençi. Ai dikur ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe është konsideruar si profesionist i ekuilibruar dhe që ka punuar në detyra të larta në polici dhe më gjerë si gjatë qeverisjes së djathtë ashtu edhe saj të majtë. Prençi ka qenë edhe inspektor në ILDKP, si edhe drejtor i Hetimit Tatimor, ku dha dorëheqjen pas tre muajsh nën qeverisjen e kryeministrit Rama. Ai ka qenë gjithashtu drejtor policie edhe në disa qarqe. Se fundmi Prençi ka botuar edhe nje liber me poezi ku njeren e se ciles ia kishte kushtuar te ndjerit Sokol Olldashit. panorama