• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Agustin Kola: Ju tregoj incidentin me djalin e Enverit, mora karton të kuq në derbi ndaj Partizanit

by Java News
02/06/2020 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-futbollisti i Tiranës Agustin Kola ka rrëfyer shumë momente nga periudha kur luante për bardheblutë.

Në intervistën e sotme për “Panorama Sport”, Kola ndër të tjera zbulon për herë të parë se si u mbrojt nga djali i ish-diktatorit Enver Hoxha, Iliri, pasi u ndëshkua me karton të kuq në njërën prej ndeshjeve Tirana-Partizani. Kola përgënjeshtron thashethemet e asaj kohe u konfliktua verbalisht me Ilir Hoxhën.

 

 

Neptun Bajko, ish-trajner i Partizanit atë sezon, dyshon se dënimi i katër lojtarëve titullarë prej normave mund të ketë pasur lidhje edhe me faktin që të kuqtë ishin të dënuar prej Benfikës. Ju si mendoni?

 

E lexova intervistën e Bajkos, por nuk më erdhi mirë që ai ta cilësojë Tiranën si skuadra e Partisë. Neptuni është dhëndri i një gjenerali… E di mirë historinë ai së bashku me Perlatin, Lamen dhe shumë të tjerë. Nëse duan të flasin, le t’i bien drejt. Ta thonë hapur se çfarë ndodhi, kush favorizohej, kush merrte lojtarët si ushtarë dhe kush i merrte lojtarët në kryeqytet: Tirana ia merrte Partizanit apo e kundërta? Mua më duket se lojtarët që donte i merrte Partizani… E di edhe Neptuni këtë. E di ai edhe se si mua më nxirrnin me të kuq në derbi me Partizanin dhe thoshin nga tribuna: “Këtij është për t’ia vënë prangat…”.

 

Kur ka ndodhur kjo?

 

Nuk e mbaj mend vitin, por kam dalë një herë me të kuq në derbi dhe pas një përplasjeje me disa në tribunën qendrore. Arbitri mbante Partizanin, dihej ajo punë. Më pas u përhap lajmi se unë u zura me djalin e Enver Hoxhës, Ilirin.

 

Çfarë ndodhi në të vërtetë?

 

Unë u ndëshkova me të kuq dhe po dilja gjithë nerva nga fusha. Poshtë tribunës rrinin fëmijët e parisë, aty quhej “zona e kolltuqeve”. Kur po dilja, dëgjova vëllain e Klement Kolonecit, rahmet pastë, që tha: “Këtij është për t’ia vënë prangat”. Nuk më mbajtën nervat edhe i thashë: “Të më rr…ash tr…pin”. Aty situata u tensionua dhe afër tij ishte edhe Ilir Hoxha. Iliri, në fakt, më mbrojti për hir të së vërtetës, por u hap lajmi që unë u zura me Ilir Hoxhën. Vazhdoi ca kjo histori…

 

Dhe si u mbyll?

 

U mor vesh e vërteta, unë nuk kisha asgjë me Ilir Hoxhën. Përkundrazi, gëzoj respekt. Por, ama për këta që dalin dhe ankohen tani, e kam një kërkesë.

 

Çfarë kërkese?

 

I ftoj të dalim në një debat publik. Të ulemi në tapetin e fushës dhe të përballemi si dikur ose në ndonjë studio. Dhe jam gati t’i sqaroj të gjithë një për një. Perlatin që e dënuan se, sipas tij, duhet të luante Blendi Nallbani. Neptuni, ish-dhëndri i gjeneralit, që thotë se Tirana ishte klubi i Partisë. Ilir Lame që thotë se Tirana i bënte hile… I ftoj të gjithë more, të dalim në debat dhe të shohim. Ta mësojnë njerëzit të vërtetën. Duan të flasin, bujrum! Fati im që luajta te Shkëndija që 17 vjeç.

 

Pse?

 

Kam arritur kolosët e futbollit si Mehdin Zhegën, Iljaz Çeçon, Përnaskën, Zëren. E njoha që aty ambientin dhe se si funksiononin gjërat. E dija shumë mirë si funksiononte. E nisa me këta futbollin dhe e kam lënë futbollin kur nisën të luanin disa bixhozxhinj…

 

PANORAMASPORT.AL

Next Post
Pagesat e majme për një serial, Sarp aktori turk më i paguar në sezon

Pagesat e majme për një serial, Sarp aktori turk më i paguar në sezon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Institucionalizimi i barazisë së shqiptarëve

February 23, 2026
Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

February 23, 2026
Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

February 23, 2026
Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In