Ish-kreu i Institutit për për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, i cili ka kërkuar azil politk jashtë vendit pas kërcënimeve ndaj familjes, ka reaguar ashpër pas zgjedhjes se Arben Krajës në krye të SPAK.
Një ditë më parë, Agron Tufa shkruante se Arben Kraja është ish-hetues i diktaturës komuniste.
Ndërsa më pas, Tufa është shprehur mjaft ashpër edhe në lidhje me një deklaratë t ëish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili në një deklaratë për mediat tha se PD mbështet SPAK.
Në një postim në rrjetet sociale, Tufa shkruan PD vazhdon të paguajë borxhin e hipokrizisë.
“Seriozisht e ke Ervin!? Ky eshtë vërtet mendimi i PD-së!? More a jeni në vete!? Sapo të është zgjedhur në krye të Drejtësisë një ish hetues i diktaturës komuniste, nga diktaturat më represivet në historinë e njerëzimit!
Dhe ti e PD jeni dakord?
Po unë që nuk jam hiç dakord?
Atëherë është e qartë: PD vazhdon të paguajë borxhin e hipokrizisë! Sa e madhe është shuma?”-shkruan Agron Tufa në postimin e tij.
/a.r