Deputeti demokrat Agron Shehaj në studion e Opinion tha mbrëmjen e kësaj të enjteje se nuk ka ndërmend që të kandidojë për kryetar për Bashkinë e Tiranës.
A keni konsideruar një ide të mundshme për të kandiduar si kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës?
Agron Shehaj: Jo.
As nuk do ta konsideroni?
Agron Shehaj: Jo, nuk do të kandidoj.
Pati shumë komente që ju mund të ishit një nga kandidatët. E keni menduar dhe vetë?
Agron Shehaj: Jo nuk e kam menduar. Nuk kam patur ndërmend të kandidoj për Bashkinë e Tiranës dhe vazhdoj të mos kem ndërmend të kandidoj.
/a.r