Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në emisionin ‘Natë me Xhaxhiun’, ka folur lidhur me situatën aktuale politike në vend. Ndër të tjera ai i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes nëse do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit.
‘Nuk do të kandidoj më për Bashkinë Durrës’, tha Duka, ndërsa shtoi më tej se ‘kushdo që kandidon e ka të vështirë me pushtetarët’.
Sipas tij ata kanë pushtetin e krimit që kërcënon qytetarët, blen e vjedh votat. Lidhur me punën e Vangjush Dakos gjatë këtij mandati, Duka u shpreh se e ka të vështirë të gjejë një vepër të mirë të tij.
ma.me