• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Duka: Nuk do jem poshtë vendit të tretë

by Ardit Rada
13/01/2021 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PAA Agron Duka arrin marrëveshjen me kreun e PD Lulzim Basha për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me një listë të përbashkët.

Në një prononcim për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku ai ka konfirmuar se nuk do të jetë poshtë vendit të tretë në renditje për kandidat për deputet në Durrës, ndërsa në 11 qarqe të tjera ai tha se do ketë përfaqësues, por jo në zonat fituese.

Në një intervistë të dhënë për Report Tv 5 ditë më parë, Duka e paralajmëroi këtë marrëveshje me Bashën, pasi tha se kishte takuar një grup negociator nga PD-ja dhe u kishte propozuar që të kandidonte në zonën e Durrësit dhe të mos renditej poshtë vendit të 3 në listë.

Ky ka qenë kushti kryesor që Duka kishte vendosur dhe si duket janë dakordësuar. Në takim me përfaqësues të PD-së Duka theksoi se kishin rënë dakord që përgjigjen Basha ta jepte deri të hënën (dje) dhe më pas të merrte një vendim. Sakaq gjatë intervistës kreu i PAA është shprehur optimist duke thënë se do të arrinin një marrëveshje dhe do të shkonte me listë të përbashkët me PD, gjë që u bë realitet. Ndërkaq ai tha se LSI do të kandidojë e vetme.

Nga ana tjetër sot një tjetër aleat historik i Bashës ka bërë lëvizje që tregon për përplasje të forta brenda kampit opozitar. Përmes një aktiviteti me rastin e 30-vjetorit të krijimit, Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun, ka prezantuar 36 kandidatët për deputetët në Qarkun e Tiranës. Një lëvizje e tillë është një “presion” i hapur që i bëhet PD-së, teksa forca më e madhe në opozitë. Nuk dihet nëse ky presion ka ardhur si pasojë e arritjes së marrëveshjes së PD-së me PAA-në./a.p

Next Post
U tha se kërkonte pasaportë kosovare që t’i bashkohej LVV, flet Ditmir Bushati

U tha se kërkonte pasaportë kosovare që t’i bashkohej LVV, flet Ditmir Bushati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In