• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Duka: Mund ta pranoj mandatin nëse ka sinjale nga PS për ndryshimin e sistemit zgjedhor

by Java News
28/02/2019 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë që KQZ ka nisur procesin e zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të opozitës, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të kandidatëve në listat shumëemërore të PD dhe LSI, që mund ta pranojnë mandatin dhe të bëhen pjesë e Parlamentit. Mes aleatëve të tjerë, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka vijon prej gati dy javësh qëndrimin në Bruksel, arsye për të cilën ende nuk e ka dorëzuar mandatin. Ndërsa kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, i tha Top Channel se mund ta pranonte mandatin vetëm nëse do të ketë sinjale pozitive nga ana e mazhorancës për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Burime nga Selia Blu bëjnë me dije se kanë marrë firmat e gati të gjithë kandidatëve, ndërsa 4 prej tyre nuk pranuar të firmosin paraprakisht refuzimin e mandatit. Bëhet fjalë për dy kandidatë në listat e Tiranës, Erion Piciri dhe Selami Jenishehri. Në Korçë është Ligoraq Karamelo që nuk ka firmosur refuzimin, ndërsa në Berat ai që nuk pranon të ndjekë vendimin politik të Partisë Demokratike është kandidati Lefter Maliqi. Këta 4 kandidatë përfliten si emrat me probabilitetin më lartë mes atyre në listat e demokratëve, që mund të zënë vendet e lëna bosh në Parlament.

LSI ka më pak mandate, por janë më të shumtë emrat e atyre që përfliten si deputetë të ardhshëm. Në Elbasan jepet gati i sigurt emri Enver Roshit, në Durrës Edlira Hyseni i tha Top Channel se ende nuk ka vendosur, por edhe nëse ajo refuzon, pasardhës në listë është Flamur Gjuzi që gjithashtu mendohet se mund ta pranojë mandatin. Në Berat pritet të mos ndjekë linjën e partisë Klajdi Qama, ndërsa në Tiranë janë tre emra. Një prej tyre është Ylli Shehu që në mandatin e kaluar u hodh nga republikanët te LSI. Ralf Gjoni deklaroi publikisht se do të vendosë larg kolektivitetit partiak dhe në konsultim me miqtë ndërkombëtarë. Ai publikoi edhe një foto nga takimi me europarlamentarin Knut Fleckenstein, kundër të cilit reagoi në grup LSI. Në listën e kësaj partie në Tiranë gjendet edhe emri i Bora Panajotit, e cila gjithashtu pritet të pranojë mandatin.

/a.meta

Next Post
Haradinaj akuzon Mogherinin se po bën dialog të fshehtë

Haradinaj: Taksa po shkakton përçarje të thellë politike në vend!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In