• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Duka largohet nga PR, bëhet kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste

by Java News
25/03/2016 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agron Duka ka lënë Partinë Republikane dhe është zgjedhur Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste. Në një intervistë për Ora News, vetëm pak minuta pasi ka marrë detyrën e re, Duka ka paralajmëruar se pjesë e kësaj partie shumë shpejt do të bëhen edhe deputetë të tjerë. Duka është shprehur se synon që në krye të PAA-së të japë më shumë angazhim për zhvillimin e sektorit të Bujqësisë.

Agron Duka, është larguar nga Partia Republikane, në të cilen mori mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit, për tu zgjedhur Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste. Zyrtarizmi i tij ka ardhur pas mbledhjes së asamblesë kombëtare të Partisë Agrare në të cilën është pranuar dhe dorëheqja ish kryetarit Lefter Xhuveli. Në një interviste për Ora News, vetëm pak minuta nga zyrtarizimi i tij, Duka, thotë se po merr drejtimin e kësaj force politike për të shtuar kontributin për zhvillimin e bujqësisë, sektor për të cilin ai është angazhuar prej vitesh.

Agron Duka: “Unë dhe miqtë e mi mendojmë që zëri oponent ndaj mazhorancës qeverisëse përsa i përket problemeve të bujqësisë, blektorisë, peshkimit, mjedisit etj nuk është në nivelin e duhur.Do thoni ju në fund të fundit jemi në parlament dhe këtë ze mund ta ngrini si anëtar i Grupit Republikan por mendoj se gjithësesi ky zë bëhet më i fortë kur ngrihet nga një grupim politik siç është Partia Agrare të cilën e ka kauzë të saj pikërisht zhvillimi i bujqësisë, blektorisë, peshkimit, mjedisit etj”.

Agron Duka do ta drejtojë Partinë Agrare në opozitë dhe vendimin për t’iu bashkuar si kryetar kësaj force politike ai e ka konsultuar dhe me ish-kryetarin e tij, Republikanin Fatmir Mediu.

Agron Duka: “Këtë vendim e kam marrë me konsultë të plotë me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediun me të cilin vazhdoj të kem marrëdhenie miqësore jo vetëm por edhe marrëdhenie politike që në fund të fundit jemi të së njëjtës aleancë, të aleancës opozitare”.

Partia Agrare është Partia më e re që i bashkohet formacioneve poltike paralmenatre , dhe Kryetari i sapo zgjedhur, thotë se është në diskutim dhe me deputet të tjerë që mund ti bashkihohen këtij formacioni poltik, duke shmangur emrat konkret.

Agron Duka: “Besoj që parlamenti shqiptar ka shumë njerëz të cilët kanë të tillë background që do kenë dëshirë në fund të fundit të përfaqësojnë apo të mbrojnë pikërisht këto që thash mësipër. Jemi në bisedime. Mund të kemi në të ardhmen edhe ndonjë bashkim”.

Partia Agrare Ambinetaliste është drejtuar për 25 vite nga Lufter Xhuveli, i cili në 2005 iku nga kolacioni me socialistët e Fatos Nanos dhe iu bashkua kabinetit qeveritar të kryeministrit Berisha. oranews

Next Post

Dy ditë jetë i kishin mbetur vajzës 16-muajshe, babai i saj vendos që ta "martojë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In