• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Duka: Jemi opozitë, por e dimë që shtëpia nuk mbahet me miell hua

by Java News
17/10/2016 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të arrijë të rikthejë në Kuvend përmes mandateve forcën politike që ai drejton.

Në një intervistë për revistën “Mapo”, Duka ka shpjeguar pozicionin e tij si opozitar, duke theksuar se forca e tij politike nuk do të vijë në pushtet para datës së zgjedhjeve. Sipas Dukës, programi i PAA-së është serioz dhe i pakonkurrueshëm në kahjen e ekspertizës dhe cilësisë.

Z. Duka, prej vitesh PAA-ja është deklaruar si parti e qendrës, që synon mbrojtjen e interesave të bujqësisë dhe ambientit. Me një profil të tillë politik, duke folur gjithnjë në emër të programit të saj, PAA-ja ka bashkëqeverisur sa majtas, po aq edhe djathtas…

Nën këtë traditë, çfarë qëndrimi do të mbajë PAA-ja në zgjedhjet e 2017-s, me cilën prej forcave kryesore politike në vend do të dalë në zgjedhje?

Ne kemi qeverisur duke dhënë kontribute, duke ofruar alternativa dhe programe, ekspertizë, duke dëshmuar se ne japim cilësi me pjesëmarrjen tonë në një qeverisje. Natyrisht, sot jemi në opozitë dhe zhvillimet politike nuk mund të profetizohen sot, përcaktimet janë gjithnjë në varësi të produktit elektoral, numrave që dalin, mandatet që na japin zgjedhësit e kështu pas tyre mund të flitet për të vlerësuar vullnetin e votuesve tanë, ata na japin qëndrimin dhe ne e lexojmë. Të gjithë e dimë se nuk mbahet shtëpia me miell hua, ne do të prodhojmë rezultatin tonë me pritshmëri të lartë.

Përpos parimeve të shprehura nga kjo forcë politike, bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe mbrojtjen e mjedisit, a do të shikojë PAA-ja mundësinë e krijimit të një koalicioni të diktuar edhe nga votat?

Vota është mbreti, ne jemi vartës të saj. Por ne jemi së bashku aksionerë në kontratën e besimit që do të vendosim me qytetarët shqiptarë. Duan alternativë, duan një jetë jo si kjo e sotmja, që po vështirësohet me orë dhe jo ditë. Ne kemi biseduar me qytetarët anembanë vendit dhe shqetësimet e tyre janë prioriteti ynë, për t’u dhënë zgjidhje nesër. Mjedisi, bujqësia, agroturizmi, shumë industri të mbështetura në këtë sektor janë lënë jashtë vëmendjes dhe kanë interes sezonal nga pushtetet. Koalicioni ynë është me hallet e çdo qytetari, sepse ky lloj koalicioni ka ndershmërinë dhe qëndrueshmërinë për të sjellë ndryshimet e kërkuara. Ne jemi në opozitë dhe do të vijmë në pushtet, jo para datës së zgjedhjeve.

Pak muaj më parë, PAA-ja “mori” edhe një parti tjetër, Partia Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqenie (që drejtohej nga Arben Tafaj), e cila u shkri në një parti të vetme me Partinë Agrare të drejtuar nga ju… A shihni ju ndonjë tjetër forcë politike në horizont, me të cilën PAA-ja do të mund të realizonte jo vetëm një bashkim numrash apo njerëzish, por edhe një shkrirje organike?

Bashkimi i partisë së drejtuar nga zoti Tafaj me PAA, ishte një veprim politik në harmoni me vlerat që përfaqësojnë dy subjektet tona, duke i dhënë një dimension gjithëpërfshirës projektit tonë politik. Kjo është rruga jonë në të cilën përditë e më tepër vijnë njerëz të profesioneve dhe bindjeve të ndryshme. Ata shohin se liria dhe demokracia brenda nesh ka një qasje tjetër nga partitë e tjera dhe ndihen vetvetja, duke gjetur hapësira për të dhënë kontribute që ne do t’i shndërrojmë në punë konkrete për qytetarët që na besojnë dhe votojnë.

Në zgjedhjet parlamentare të 2005-s, PAA-ja e drejtuar prej Lufter Xhuvelit mori një rezultat të kënaqshëm, që paracaktoi edhe maxhorancën qeverisëse. Por prej asaj kohe, PAA-ja në çdo palë zgjedhje ka shënuar rënie në elektorat. Jeni shprehur se me marrjen e drejtimit të kësaj force politike, ju synoni ta riktheni PAA-në në parti parlamentare. A keni një strategji politike për këtë ambicie, fushata që ju po zhvilloni në bazë, çfarë premton për këtë parti?

Partia Agrare Ambientaliste ka një traditë, ka një marrëdhënie me elektoratin që sa vjen e merr përmasa të reja, në drejtim të rritjes së saj. Ne jemi në fazën e ristrukturimit dhe ju vetë jeni dëshmitarë të përfshirjes në partinë tonë të shumë emrave, figurave intelektuale, politike dhe publike, të cilët na bashkohen. Ne do të jemi një grup parlamentar, me mandate të shtuara në Kuvend, duke përfaqësuar shtresa dhe njerëz të lënë në harresë në shumë vite.

PAA-ja është njohur gjithnjë si forcë politike që ka mbajtur qëndrime të moderuara, ajo nuk ka qenë pjesë e nxitjes së konfliktualitetit, duke arritur, pra, të ruajë profilin e saj politik. Krahas nevojës dhe ambicies së shprehur për ta rikthyer këtë forcë politike në një parti me mandate në Kuvend, a do të ndërhyjë PAA-ja edhe në programin e saj politik? Nëse po, në cilat drejtime konkretisht?

Ne jemi parti që ka në misionin e saj zhvillimin dhe përmirësimin e mirëqenies, rritjen e punësimit, përmirësimin e ndjeshëm të klimës së biznesit. Dhe të gjitha këto nuk mund të bëhen nëse je mbështetës apo ndikues në një klimë konfliktuale. Programi ynë në shumë fusha ku ne kemi targetin tonë identifikues, është serioz dhe i pakonkurrueshëm në kahjen e ekspertizës dhe cilësisë.

Sistemi zgjedhor aktual nuk siguroi një konfiguracion politik dypartiak, për pasojë (pavarësisht nga sa pritej) morën fuqi disa parti të vogla kryesisht ato me prezencë territoriale. Ky proces u implementua edhe në shumicën qeverisëse e përbërë nga më shumë se dy parti. Megjithatë, ky formatim ka krijuar paqëndrueshmëri, me copëtimin e qeverisjes në shumë duar…(edhe pse prania e partive në thelb duhet të sigurojë një qeverisje më demokratike). Si mund të shmanget një fenomen i tillë?

Përqendrimi i pushtetit në sa më pak duar prodhon shpesh një kufizim lirish dhe një funksionim të brishtë të demokracisë. Partitë sado të vogla, kur kanë votat në përfaqësimin e pushtetit, përfaqësojnë qytetarët. Ne kemi identitet, nuk jemi vasalë të askujt, investimi ynë politik është për të kontribuar në një qeverisje të pakorruptuar, e cila t’u ofrojë shërbim qytetarëve dhe jo të vërë qytetarët në shërbim të saj./a.k

Next Post
Kotzias, një klloun dinjitar dhe frikacak

Kotzias, një klloun dinjitar dhe frikacak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com