Agron Duka ka reaguar ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit e ka ironizuar.
Duka thotë se Rama është kthyer në gogolin e shqiptarëve, ndërsa ai vetë është shpresa e Shqipërisë.
“Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!
– Ti çfarë përfaqëson?!
Ja ta them unë:
– Ti je përfaqësues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.
A të duan shqiptarët?
Ja ta them unë:
– Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.
Çfarë di për vete Ti në 8 vite qeverisje?
Ja ta them unë:
– Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.
Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:
– Vazhdo robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo”, shkruan Duka.











