Agron Duka largohet nga Partia Republikane. Ai do të emërohet kryetar i Partisë Agrare. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Ora News. Sot pritet të bëhet zyrtarizimi. Lajmi për largimin e Dukës nga PR qarkullonte prej ditësh. Nuk dihet nëse pas largimit nga PR, ai do të vazhdojë të qendrojë në opozitë apo do të bashkëpunojë me mazhorancën.