• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushtimi rus/ Sa e rrezikuar është Shqipëria e Kosova? Peleshi: Shpresojmë për skenarin më të mirë, por përgatitemi për më të keqin

by Java News
25/02/2022 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nëse para datës 24, flisnim për disa skenarë, ky që po ndodh është më i keqi i mundshëm”, kështu u shpreh ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa foli për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Më tej, ai tha se NATO është forca më e madhe ushtarake në botë, por e rëndësishme është që situata të mos shkojë deri te përplasja ushtarake.

“Këtu nuk bëhet fjalë për një forcë të papërballueshme ruse ushtarake. NATO-ja është forcë ushtarake e papërballueshme. NATO-ja është aleanca ushtarake më e fuqishme në botë dhe shumë larg të gjitha forcave të tjera, por çështja është të mos shkojmë drejt konfrontimit. Këtu hyjnë më pas konventat ndërkombëtare dhe rendi i vendosur sot në botë, ku nuk është ai i më të fortit, por i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive. Putin i ka hedhur poshtë të gjitha konventat, kartat dhe ligjet ndërkombëtare”, tha Putin.

Por sa e rrezikuar është Shqipëria nga një konflikt i gjerë i mundshëm, sipas ministrit të Mbrojtjes? “Përveç problemeve që kemi pasur në këto 30 vite, një gjë të mirë politika ia ka bërë një gjë të mirë këtij vendi. Anëtarësimin në NATO. Kjo do të thotë se kjo tokë është e paprekur në asnjë centimetër katror të saj. Një centimetër katror i prekur i Shqipërisë është një centimetër katror i prekur i NATO-s dhe në bazë të artikullit 5 të traktatit, NATO-ja vepron për mbrojtje kolektive sikur të ishte cenuar edhe vendi më i madh, më kryesor i kësaj aleance. Megjithatë, duhet thënë se ne jemi në një rajon delikat, në Ballkanin Perëndimor që përbëhet nga 6 shtete, të cilat janë në mesin e integrimit të tyre euroatlantik. Sa i përket stabilitetit politik, Ballkani Perëndimor është i cenueshëm. Kjo situatë mund të kalojë në destabilitet politik në këto vende. Shqipëria ka stabilitet ushtarak për shkak të Aleancës dhe të gjithë kontributit tonë në të. Këtu nuk ka asnjë parti politike apo organizatë joqeveritare që të jetë kundër orientimit perëndimor, por jemi pjesë e pandashme e Ballkanit Perëndimor.

Duhet të ruhemi nga llogaritë e gabuara dhe nga provokimet. Nuk është ky skenari më i mundshëm, por ne duhet të shpresojmë për skenarin më të mirë dhe të përgatitemi për skenarin më të keq. Duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm, sidomos në Kosovë, edhe ne në mbështetje të tyre, për të mos rënë pre e provokimeve. Po ashtu nuk duhet të biem pre edhe nga sulmet kibernetike. Për këtë arsye, ne në sistemet tona ushtarake, kemi rritur nivelin e mbrojtjes dhe vigjilencës kibernetike këto ditë”.

Por si mund të asistojë Shqipëria në rast të skenarit më të keq? “Ne jemi vend anëtar i NATO dhe kemi kapacitete që janë të NATO-s. NATO është duke përforcuar kufirin lindor të Aleancës me trupa, mjete, ne jemi pjesë e kësaj përpjekje. Në Kosovë, një element sigurie është prezenca e KFOR. Ne jemi prezentë në KFOR. Sot në mëngjes kemi nisur një kontingjent për një mision të ri, ku nuk kemi qenë më parë. Misioni i KFOR 1, si pjesë e angazhimit tonë për të marrë pjesë në misione të NATO-s, për të forcuar sigurinë në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Peleshi./m.j

Next Post
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, Rama: Ka sfiduar gjithë arkitekturën e sigurisë në Europë

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, Rama: Ka sfiduar gjithë arkitekturën e sigurisë në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In