• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agostineli “kërcënon” stolin: Ndaj Apolonisë do shohim se kush vlen

by Java News
15/11/2016 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu do të synojë të përmbysë humbjen 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Apolonisë në Kupën e Shqipërisë pasi e sheh kalimin e turit si një objektiv të rëndësishëm. Ky është mendimi i trajnerit Andrea Agostineli i cili ka folur në konferencë për shtyp për sfidën e nesërme duke paralajmëruar fierakët se pavarësisht aktivizimit të atyre që kanë luajtur më pak, do të kërkohet medoemos kthesa me kalimin e turit.

Andrea Agostineli

Pas “shkundjes” së presidentit, çfarë ka ndryshuar trajneri?

Besoj se presidenti ka bërë një gjë shumë të mirë që na ka mbledhur dhe ka kërkuar llogari. Patjetër që na ka bërë mirë kjo gjë pas atyre katër ndeshjeve jo të mira. Presidenti ka bërë pikërisht atë që duhet të bëjë një president. Folëm dhe diskutuam shumë problematika të cilat i kam diskutuar edhe me stafin tim.

Rikthehemi ndaj Flamurtarit. Ekipi u fut në një gjumë letargjik. Keni parë një “rizgjim” në stërvitje?

Këtë javë kemi punuar shumë mirë. Për fat kishte pauzë dhe sigurisht duhet të shohim reagimin në ndeshje pasi në stërvitje jemi paraqitur shumë mirë.

A është Kupa në agjendën e trajnerit, pasi nuk i kemi pasur objektivat në Kupë si në Kampionat…

Kupa është e rëndësishme për mua por besoj edhe për klubin. Është një objektiv. Dua të specifikoj që lojtarët që do të luajnë, janë ata që kanë pasur pak mundësi dhe të tregojnë vlerat e tyre. Shumë shpejt vjen janari dhe duhet të kuptojmë se kush rikonfirmohet dhe kush vlen.

Një “ultimatum” për lojtarët e stolit?

Normalisht është filozofi e klubit. Nuk është ultimatum, por në çdo ndeshje, miqësore apo zyrtare duhet të jepet më e mira nga të gjithë. Nuk nxitohem aspak. E diskutova edhe me stafin. Formacionin nuk e kam ende gati, por normalisht do të luajnë ata që janë aktivizuar më pak. Do jetë një skuadër për të kaluar turin, jo një skuadër që pame në Fier. Dua reagim nga të gjithë lojtarët dhe të tregojmë vlerat tona pasi kemi më tepër cilësi së kundërshtarit.

Presidenti Takaj është shprehur që ka dhënë tre ndeshje për të marrë maksimumin…

Atëherë, është normale që duhet të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Trajnerët ndryshohen shpesh. thuajse 6-7 janë ndërruar në Superligë. Ashtu edhe në Itali ndodh e njëjta gjë. Dua të flas dhe rikonfirmoj besimin e presidentit. Skënderbeu është ndryshe nga të tjerët dhe mua m’u dha besimi për të rifituar pikët e humbura.

Sa do të ndikojë mungesa e tifozëve në tre ndeshjet e ardhshme?

Është negative për të gjithë skuadrën, por dhe publikuan. Kemi pasur gjithmonë mbështetjen e duhur, por do të marrim maksimumin edhe pa praninë e tifozëve./panorama/a.k

Next Post
A mund ta gjeni çfarë nuk shkon në këtë foto?

A mund ta gjeni çfarë nuk shkon në këtë foto?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In