Munngesa e fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale dhe skenat në videoklipin e tij të fundit “Topless”, të cilin e solli në bashkëpunim me Afërdita Dreshaj, bën që mediat të aludojnë për një ndarje të mundshme të Agon Sylejmanit nga gruaja e tij, Egzona Syla.
Mirëpo, reperi i njohur më mirë si Agon Amiga, për Telegrafin konfirmoi se këto lajme nuk janë të vërteta.
“Jo, unë nuk jam ndarë nga gruaja ime, këto janë shpifje dhe lus të gjithë të kenë respekt për jetën time private”, u shpreh rep artisti duke premtuar se kur të ketë diçka të re, do të jetë vetë ai që do të përhapë i pari lajmet.