“Agon Channel” ka zgjedhur të publikojë pyetjet e një interviste ende të parealizuar me ambasadorin italian në Tiranë, Massimo Gaiani.
Në kronikën e posaçme për këtë çështje, redaksia e lajmeve e “Agon Channel” adreson për Gaianin disa pyetje që kanë interes edhe për opinionin publik shqiptar, raporton Respublica.
Kështu, ambasadori pyetet nëse kryeministri shqiptar, kur flet për “struktura italiane” që kanë bashkëpunuar me strukturat shqiptare për çështjen “Beccheti”, e ka fjalën për “Enel” dhe ambasadën?
Më tej, Agon Channel shtron pyetjen nëse ka qenë vetë Gaiani që ka ushtruar presion mbi kryeministrin shqiptar për arrestimin e biznesmenit italian?
Madje që prej një viti e gjysmë.