Filmi “Agnus Dei” me skenar e regji të Agim Sopit, ka fituar Çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar “Best International Film” në Reykjavik International Film Festival, mbajtur në Bio – Paradis Theater të kryeqytetit Islandez.
Në motivacionin e jurisë profesionale, të cilin e përcjell ekipi i filmit të prodhuar nga AS Film Production nga Prishtina, Agnus Dei është cilësuar si “një film i dimensioneve të thella, një festë e imazhit poetik, një film i ndjeshmërive të rafinuara, një vepër e dizajnuar me saktësi e balans” (R. Ebart).
Ditë më parë, filmi Agnus Dei ka fituar edhe Çmimin e regjisorit më të mirë në Los Angeles World Film Festival i cili është mbajtur në Crest Westwood Theater të Los Angelesit.
Me këto dy çmime Agnus Dei shënon një jubile të sukseseve: Çmimin e 70 (shtatëdhjetë) ndërkombëtar. (b.an)